MENU
klinika

Arsyet...

Pse vajzat e reja martohen me burra më të mëdhenj në moshë

25.08.2018 - 15:20

Mund t’ju ndodhë të shihni ose të takoni çifte pak a shumë të çuditshme.

Do ta dalloni dashurinë mes tyre, por diferenca e moshës do t’ju bëjë të dyshoni.

Arsyet pse na duken të çuditshme lidhjet me diferenca të mëdha moshe janë sepse partneri më i madh në moshë është më i predispozuar për tu sëmurur dhe për ta lënë të ve partnerin herët. Pastaj ekziston edhe stigma sociale, partnerët janë në dy faza të ndryshme të jetës dhe shpesh disa njerëz janë kuriozë për mënyrën se si këta të fundit e bëjnë raportin e tyre funksional.

Teoria e vajzës që “gjuan” burrin me lek është ndoshta teoria më tendencioze kur vjen puna tek martesat apo lidhjet me diferenca moshe. Kjo teori ka në bazë idenë e sigurimit të stabilitetit financiar nga ana e vajzave në momentin kur këto të fundit vendosin të hyjnë në raporte romantike me burra më të mëdhenj.

Në një studim të revistës Forbes, kjo teori bie poshtë. Sipas revistës prestigjoze , në vitet e fundit janë djemtë ata të cilët martohen më shumë për para se sa vajzat.

Këta të fundit martohen me gra shumë më të mëdhaja të cilat janë gati t’i ofrojnë një jetë të mirë.

Ekziston dhe një teori tjetër lidhur me këtë fenomen, sipas kësaj teorie vajzat kërkojnë tek partnerët e tyre figurën e munguar të babait.

Hipotezë e cila mbase nuk mund të jetë e drejtë për çdo rast.