MENU
klinika

Dalja nga skema e ndihmës ekonomike

Punësimi, Gjirokastra kryeson, Memaliaj problematik

15.08.2018 - 15:31

208 persona kanë mundur të punësohen gjatë 3 mujorit të parë në qarkun e Gjirokastrës ndërsa 117 të tjerë janë në pritje. Të dhënat bëhen të ditura nga Kristjana Kaci, specialiste e statistikave pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit.

Sikurse ajo shpjegon, gjatë 3 mujorit të parë është bërë e mundur punësimi i 42 individëve të cilët kanë dalë nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike. Kërkesat janë gjithnjë e në rritje por sipas Drejtorisë Rajonale të Punësimit, problem ngelet formimi i mangët profesional i punëkërkuesve në Gjirokastër, mosha disavantazhuese dhe arsimimi i tyre.

Nje numër i konsiderueshëm personash po ndjekin ndjekin kurset profesionale për të perfituar një zanat, ndërkohë Bashkia e Memaliajt mbetet më problematikja në këtë drejtim pasi është një zone më pak e zhvilluar, ku bizneset numërohen me gishtat e dorës. Sakaq kërkesat për punësim janë rritur ndjeshëm, kjo veccanërisht pas heqjes nga listat e ndihmës ekonomike të atyre përfituesve të cilët konsideroheshin të aftë për punë, paccka se edhe ndihma prej 3200 lekësh ishte në nivele minimale duke mos ia dalë për të përmbushur as nevojat bazike.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë