MENU
klinika

Kulinaria e qytetit

Rikthim në gatimet korçare si qëmoti

17.08.2018 - 15:59

Qyteti i Korçës është dalluar gjithmonë për gastroniminë po aq sa edhe për kulturën . Megjithatë me kalimin e viteve, kulinaria korçare u pasurua me elementë të shumtë orientalë duke bërë që shumë gatime tipike të Korçës të humbasin. Teksa sot me rritjen e numrit të turistëve sipërmarrës të shumtë në Korçë kanë nisur të kthejnë sytë tek tradita gastronomike korçare me qëllimin njohjen e vizitorëve të huaj dhe vendas që zgjedhin të qëndrojnë në Korçë me gatimet tipike të zonës.

“Gatimi korçar si qëmoti preferohet shumë – na tregon kuzhinierja Drita Skenderas. Tërhanaja me qumësht dhe gjalp, petullat me recel apo lakrori I pjekur në saç , janë tashmë pjesë e menusë që preferohet nga turistët. Të huajt, janë ata që nuk ngurojnë të japing përshtypjet pozitive. “E adhuroj ushqimin e Korçës. Nëse do të zgjidhja të preferuarin tim , do të thoja , petullat e fshira. Duhet t’i provoni edhe ju“, thotë profesori francez Benjamin Becker .

Veç pjatave tradicionale , rëndësi u është kushtuar edhe përgatitjes së likerëve apo glikotë e manaferrave dhe mollëve. Ideja për të bërë pjesë të menusë edhe ushqimin tradicional , sikurse thotë drejtuesja e këtij restoranti, Viola Tahiri , lindi për shkak të kërkesave të larta që kishin vizitorët në këtë qytet për të shijuar kulinarinë tradicionale korçare.Kuzhina tipike korçare zë një vend të rëndësisë së parë–u shpreh ajo –pasi është element përfaqesimi dhe indentiteti për ne

Produktet ushqimore në pjesën më të madhe të tyre sigurohen nga fermat në rrethinat e Korçës. Instituti I Shëndetit Publik tashmë ka dhënë certifikim edhe për ushqimet tipike korçare të cilat arrijnë standarde të larta . Në pranveren e vitit 2016 , ushqimi tradicional korçar u vleresua me medaljen e artë te cilësisë.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit