MENU
klinika

Do të mblidhen prokurorët

“Tahiri”/ Fati i dosjes vendoset në shtator

18.08.2018 - 16:47

Hetimet për ish ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe të akuzuarve të tjerë të dosjes nuk kanë gjasa të përfundojnë as në muajin tetor kur është edhe afati i përfundimit të zgjatjes tre mujor të fundit. Prokurorët do të mbidhen në shtator për të vendosur për veprimet që do të kryhen në vijimësi me dosjen ndërkohë që pritet mbërritja e lëtërporosive nga tre shtete si dhe verifikimet e bankave dhe hipotekave për pasuritë.

Zgjatja edhe me tre muaj e afateve të hetimit për dosjen e ish-Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri duket se nuk do t’i mjaftojë organit të akuzës për të përfunduar dosjen dhe për ta dërguar atë në gjykatë.

Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se në shtator grupi i prokurorëve do të mblidhet për të vendosur veprimet që do të kryejnë për të përfunduar hetimet. Nga grupi i hetimit eshtë larguar edhe prokurorja Elisabeta Ymeraj, e cila ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Pengesë për hetimet është bërë edhe mbërritja e letër-porosive të dërguara nga prokuroria shqiptare në disa shtete si Itali, Mali i Zi dhe Greqia.

Me zgjatjen e fundit tre mujore hetimet duhet të përfundonin në 17 tetor por deri në këtë afat mbyllja e dosjes sipas burimeve është e pamundur.

Në muajin qershor prokuroria ka dërguar tre letër-porosi të reja drejt Italisë pas daljes së të tjera detaje nga hetimi. Për ish ministrin e Brendshëm dhe për të akuzuarit e tjerë të dosjes Habilaj, prokuroria ka nisur edhe verifikimin e pasurisë.

Organi i akuzës ka dërguar shkresa bankave të nivelit të dytë dhe zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin për të verifikuar pasurinë që është në emër të tij apo edhe të personave të lidhur me të.

Nga burimet mësohet se prokurorët e dosjes kanë dyshime të forta se ish-ministri Tahiri ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Ish ministri i Brendshëm po hetohet pa masë sigurie pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e cila rrëzoi vendimin e shkallës së parë. Por vendimet për heqjen e masës për ish ministrin e Brendshem janë ankimuar në Gjykaten e Lartë, e cila ende nuk i ka marrë në shqyrtim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!