MENU
klinika

Takimi

Thaçi e Vuçiç në Vjenë: Askush të mos frikësohet nga marrëveshja

25.08.2018 - 20:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se faza e fundit e dialogut me Serbinë duhet të vazhdojë, ndërsa marrëveshja përfundimtare është jetike për integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Këto deklarata presidenti i bëri gjatë qëndrimit në Austri, ku po merr pjesë në Forumin Evropian në Alpbach, bashkë edhe me presidentët e Sllovenisë, Serbisë dhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn.

Thaçi ka folur për temën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivat e dy vendeve, Kosovës e Serbisë, drejt anëtarësimit në BE. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova po bën reformat më të rëndësishme, në ekonomi, legjislacion, në politikë, në integrime dhe respektimin maksimal të minoriteteve. “Kosova ka një vizion të qartë euro atlantik. Pra këtu është një mundësi e mirë e prezantimit të shtetit tonë të ri, të konsolidi9mit të brendshëm, por edhe në rrafshin ndërkombëtar”, tha Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për fazën e fundit te dialogut me Serbinë, i cili ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare është jetike për integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Me marrëveshjen e re të dy vendet Kosova dhe Serbia, do të lëvizin më shpejt drejt anëtarësimit në BE, tha Thaçi në intervistë për RTK.

Presidenti i vendit ka folur edhe për qëndrimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton i cili ka deklaruar se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.

Ne si shtet i Kosovës dhe të gjithë akterët të inlvolvuar duhet të marrim me seriozitetin më të lartë, sepse askush në pafundësi nuk ka pret deri sa në të disponohemi për të arritur marrëveshje të paqes dhe mirëkuptimit. Dialogu Kosovë-Serbi nëse arrihet, do të arrihet në një proces paqësor dhe askush nuk do t’mund t’i dal kundër dhe askush nuk duhet t’i frikësohet marrëveshjes historike Kosovë –Serbi. Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar gjatë pranë nesh në procesin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës dhe jam shumë mirënjohës edhe sot janë pran nesh”, tha ai për RTK.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat