MENU
klinika

Fluks vizitorësh në Kakavijë

Turistë japonezë e australianë vizitojnë Gjirokastrën

15.08.2018 - 15:57

Ky sezon mund të konsiderohet si një nga më të mbarët sa i takon sektorit të turizmit në Gjirokastër. Me mijëra turistë nga mbarë bota kanë vizituar qytetin që është pjesë e trashëgimisë botërore e mbrojtur nga UNESCO. Madje këtë sezon udhëtarë të largët nga Australia dhe Japonia kanë zgjedhur si destinacion të pushimeve të tyre, Gjirokastrën.

Vendndodhjet arkeologjike janë dhe më të pëlqyerat nga turistët. “Është hera e parë që vizitojë Gjirokastrën” – tregon një turist Australian- “Nuk kisha dëgjuar më parë as për Shqipërinë dhe as për Gjirokastrën, por ishte rastësia që deshi të vija. Kisha zgjedhur këtë vit të bëja një tur në Mesdhe dhe Shqipëria ishte pjesë e saj. Mund të them se kam mbetur i impresionuar. Nuk e prisja kaq shumë peisazhe të bukura të mbledhura në një vend kaq të vogël” – tregon ai. Teksa turistët italianë janë ata që lëvizin më së shumti me kamper, pasi kështu kanë mundësi të mos humbasin asnjë atraksion të Gjirokastrës.

Sakaq në këtë fund sezoni evidentohet në pikat e kontrollit kufitar është evidentuar  një numër i lartë shqiptarësh që zgjedhin të rikthehen në atdhe. Në Kakavijë, dogana shqiptare po punon me të gjitha kapacitetet e saj por dogana greke ka mbajtur hapur vetëm 2 sportele duke përpunuar dokumentacion me ritëm tepër të ngadalësuar. Është kjo arsyeja përse rradhët në, kufi janë kilometrike, teksa udhëtarëve u duhet të presin mesatarisht 1 orë për të kryer procedurat.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë