MENU
klinika

Monument i kategorisë së parë

Ura e Golikut në pritje të restaurimit

07.08.2018 - 13:59

Për rikonstruksionin e Urës së Golikut është folur 5 vite më parë. Emergjenca për të mbajtur në këmbë këtë monument kulture që është ndërtuar në shek. XVII-të është artikuluar nga shumë ekspertë/restauratorë të cilët pohojnë se bimësia e dendur shoqëruar me faktorin kohë dhe rrëshqitjet e dherave kanë gërryer bazamentin e urës. Pa lënë mënjanë edhe gërmimet që ka bërë dora e njeriut në këto anë ku legjendat për thesare gëlojnë.

Megjithatë duket se pritja e gjatë është drejt fundit. Instituti i Monumenteve të Kulturës do të jetë përgjegjës për zbatimin e projektit të hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë e cila parashikon ndërhyrje për restaurimin e këtij objekti muzeal. Ura e Golikut, monument kulture i kategorisë së parë, është pozicionuar në zonën e Mokrës, në Selcën e Poshtme, në fshatin Golik të Pogradecit mbi lumin Shkumbin. Me një gjatësi prej 17 metrash, kjo urë ka qenë pjesë e rrugës Egnantia dhe e banuar në këtë zonë nga fiset Ilire mbi 2000 vjet p.e.s.

Ndërhyrja është shumë e rëndësishme edhe sepse ura është funksionale edhe sot dhe u shërben banorëve të zonës për transport. Nëpërmjet saj banorët e fshatit Golik dhe Zalltorë kalojnë Shkumbinin, dhe lënia në harresë do të izolonte këta fshatra, dhe do të kishte kosto shtesë për ndërtimin e një ure të re, pa asnjë vlerë historike, por thjesht si diçka që lidh dy brigje të cilat i ndan një lumë.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit