MENU
klinika

Piloti i Formula 1

Vettel: Ferrari ka potencial për të përmbysur situatën

07.08.2018 - 13:23

Piloti i Ferrarit në Formula 1, Sebastian Vettel, ka lënë pas krahëve zhgënjimin e dy garave të fundit, ku nuk arriti të fitojë dhe tashmë diferenca e tij me Hamilton, që kryeson renditjen e Formula 1, është 24 pikë.

Pavarësisht kësaj, piloti gjerman i Ferrarit beson se asgjë nuk është e përfunduar dhe se pjesa e dytë e sezonit mund të ndryshojë sërish fatin e Botërorit.

“Këtë vit kemi treguar se makina jonë është më efikase dhe më e fortë se ajo e rivalëve. Megjithatë, unë jam i bindur se Ferrari ka ende potencial për të treguar”, – u shpreh Vettel.

Për pasojë, 4 herë kampioni i botës është i bindur se gjërat do të ndryshojnë pas pushimeve verore.

“Ndryshe nga vjet, kur humbëm garën me Mercedes, pasi nuk u përmirësuam në pjesën e dytë të kampionatit, këtë sezon gjërat janë ndryshe. Makina është e shpejtë dhe kjo është e rëndësishme.

Këtë herë mund t’i vëmë nën presion rivalët dhe të marrim një rezultat më të mirë. Duhet të punojmë fort për të treguar në pistë se kush jemi, duke marrë maksimumin nga kjo makinë”, – përfundoi gjermani Vettel.