Në mjediset e Federatës Shqiptare të Volejbollit është hedhur sot paradite shorti i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, për sezonin e ri sportiv 2018-2019. Të pranishëm ishin trajnerë e drejtues klubesh e shoqatash, që ndoqën nga afër këtë procedurë.
Te meshkujt, janë 9 skuadrat që do të luajnë në Kampionat sezonin e ri, që do të luajnë në një të grup, ndërsa kampionati i femrave, ashtu si edhe vjet, do të ketë një shpërndarje të ekipeve në dy Grupe: A1 me 8 skuadra dhe A2 me 5 skuadra.
Në fund të shtatorit, më datën 29, do të luhet edhe java e parë e sezonit të ri për meshkuj, ndërsa pas një jave, më 6 tetor, luhet java e parë për femra.
Meshkuj A1: Elbasani, Erzeni, Farka Volley, Partizani, Skënderbeu, Studenti, Teuta, Tirana dhe Vllaznia.
Femra A1: Barleti Volley, Mirdita, Lushnja, Partizani, Skënderbeu, Teuta, Tirana dhe Vllaznia.
Femra A2: Elbasani, Korabi, Vlora Volley, Flamurtari dhe Apolonia.
Meshkuj A1 (java e parë) – 29 shtator
Farka Volley – Tirana
Skënderbeu – Elbasani
Studenti – Vllaznia
Erzeni – Partizani
Teuta (pushim)
Femra A1 (java e parë) – 6 tetor
Barleti Volley – Mirdita
Vllaznia – Tirana
Partizani – Skënderbeu
Lushnja – Teuta
Femra A2 (java e parë) – 6 tetor
Flamurtari – Elbasani
Korabi – Apolonia
Vlora Volej (pushim)