Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë mësim në shkollat e Maminasit.
Prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë në shkollë fëmijët duke bojkotuar procesin mësimor.
Janë rreth 150 nxënës në zonën e Borakajve në Durrës, të cilët nuk kanë nisur ende vitin shkollor.
“Është e patolerueshme. Klasat e para mësim në darkë, jashte logjike,” thonë prindërit. Ne shkollën “Adem Sabli” bënin mësim katër fshatra. Prej rreth një viti nxënësit janë zhvendosur në Maminas,”
“Është larg, nuk kemi mundësi të çojmë në shkollë fëmijët. Kanë ndodhur dy tre aksidente” thonë prindërit.
Nxënësit të shoqëruar nga prindërit po protestojnë para bashkisë së Shijakut për zgjidhje të problemit.