MENU
klinika

Ende zvarritje nëpër institucione

3 vite pritje për kufijtë, Merkel mban ‘peng’ emigrantët

06.09.2018 - 12:11

Zaid al-Ahmed u largua nga lufta në Irak, por 23-vjeçari ende po përpiqet të dalë nga një zvarritjet burokratike në Berlin.

Ahmedi ishte midis qindra mijra azil-kërkuesish që kanë kërkuar strehim në Gjermani që nga vendimi i Kancelares Angela Merkel më 4 shtator 2015 për të hapur kufijtë e vendit për njerëzit që iknin nga lufta dhe mjerimi.

I zhytur nga numri i madh i të sapoardhurëve që arrijnë mbi një milion në tre vjet, agjencia dhe sistemi ligjor i refugjatëve gjerman has një grumbullim masiv të aplikimeve për azil dhe apelimeve.

Si rezultat, ka kaluar shumë kohë që kur disa emigrantë kanë mbërritur, ende nuk u është bërë e ditur nëse do t’u lejohet të qëndrojnë.

Aplikacioni fillestar i azilit për emigrantin nga Iraku Ahmet u refuzua në dhjetor 2016 nga Zyra e Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF). Por ai menjëherë paraqiti një apel në janar 2017. Që atëherë, ai ka qenë duke pritur që gjykatat e Berlinit të vendosin.

Ashtu si BAMF, gjykatat janë të mbingarkuara. Disa ankesa janë të ngjashme me të Ahmedit, ndërsa të tjerët po kërkojnë të zgjasin lejet e tyre të qëndrimit.

Kritikët akuzojnë gabimet ose vendimet e bëra në BAMF për bllokim ligjor. “Ata punësuan këta njerëz që nuk janë të kualifikuar për t’u marrë me misionin delikate të përcaktimit të së ardhmes së njerëzve, tha deputeti i Zonave Filiz Polat.

Në fund të 2017, 372,000 ankesa ishin në pritje të shqyrtimit nga gjykatat, katër herë më shumë se në vitin 2016, tha qeveria.

Në Berlin,më shumë se dy të tretat e rasteve nuk janë trajtuar ende nga gjykata administrative për ligjin e azilit, tha gjykata.

Emigrantëve u jepet qëndrim i përkohshëm në Gjermani, në pritje të aktgjykimeve përfundimtare. Por Ahmedi tha se këto leje janë për qëndrime të shkurtra prej tre apo gjashtë muajsh. Leje të tilla të shkurtra nënkuptojnë se ai është i përjashtuar nga tregu i qirasë, pasi pronarët duan njerëz që do të qëndrojnë për të paktën një vit.

Të dhënat sugjerojnë se është bërë një përparim në marrjen e të ardhurve në forcën e punës.

Rreth 290,000 refugjatë që kanë ardhur që nga viti 2015 tashmë kanë gjetur punë, sipas agjencisë së punësimit.

Proporcioni i migrantëve ende të varur nga ndihma shtetërore është zvogëluar për 36 për qind midis 2016 dhe 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN