MENU
klinika

Karakterologjia e njeriut

4 orientime të karakterit sipas Erich Fromm

25.09.2018 - 11:12

Erich Fromm(1900-1980), psikoanalist dhe psikolog, filozof dhe i mbiquajtur neofrojdist, megjithëse nuk e pranoi asnjëherë këtë term, neomarksist që kritikonte si ato aspekte të filozofisë së Marksit rreth komunizmit që binin ndesh me humanizmin, dhe ato aspekte të demokracisë liberale po të tilla. Hebre dhe njëkohësisht gjerman. Lindi në Gjermani, anëtar dhe student i Shkollës së Frankfurtit, bashkohës dhe ndjekës i rrymës së Heideger, Adorno, Markuze, humanist si dhe një lëvrues i mirë i literaturës fetare e sidomos ‘Talmudit’. Lëvrues i teorive antropologjike dhe sociale, është një figurë shumëdimesionale që mbahet si një nga teoricienët e teorive të personalitetit, si teoricien klasik në aspketin kulturor përkrah Frojd, Jung, Adler, Erikson, Piaget etj.

Interpretues i mirë i shndërrimeve të epokave historike të njerëzimit në ndikimin e karakterit të njeriut, interpretues i mirë i teorisë së Frojdit në lidhje me instiktet, neurozën dhe sidomos procesin e shtypjes(ndrydhjes), egoizmit, narcizmit, procesit automat, psikopatisë, si dhe prirjeve nekrofile etj. Profesor dhe drejtues departamentesh në shumë universitete si Universiteti i Kolumbias në Njy Jork në shkollën e Psikiatrisë në Uashington, në Shkollën Autunome të Meksikës(UNAM), Universitetin e Michiganit, Njy Jorkut etj.

Një nga teoritë e tij është prirja e njeriut për të formuar simbiozën dhe çrregullimin sadizto-mazoizmit si dhe karakterit automat të njeriut. Ai gjithashtu ka përcaktuar ndryshimin e temperamentit me karakterin dhe dallimin me personalitetin e njeriut.

Në librin ‘’Njeriu për vete’’ ai përcakton disa lloje karakteresh dhe ndërlikimet që dalin nga përzierja e 4 llojeve të tyre si, orientimi receptiv, orientimi shfrytëzues, orientimi zhvatës, orentimi i ekonomisë së tregut. Më poshtë po ju paraqesim disa tipare më të rëndësishmet të këtyre lloj orientimesh të karakterit.

a/ Orientimi receptiv

Në rastin e orientimit receptiv njeriut i duket sikur ‘’burimi i të gjitha të mirave’’ ndodhet përjashta, dhe ai i mendimit që e vetmja mënyrë për të siguruar të dëshirueshmen-qoftë kjo diçka materiale apo afeksion, dashuri, njohuri, kënaqësi- është të marrësh atë nga ky burim i jashtëm.

Në rastin e një orientimi të tillë problem qëndron pothuajse vetëm e vetëm në faktin që ‘’të jesh i dashuruar’’ dhe jo në faktin që të dashurosh. Njerëz të tillë janë të prirur të mos e vrasin mendjen kur është fjala për të bërë zgjedhjen e objektit të dashurisë, sepse të jesh i dashuruar nga dikush-ky është për të një emocion i tillë që rrëmben, i cili i nxit ‘’t’u hidhen në krahë’’ të gjithë atyre që propozojnë dashuri, ose të përqafojnë gjithçka që ngjet dashurisë. Ata janë jashtzakonisht të ndjeshëm ndaj çdo distancimi apo refuzimi nga ana e njeriut të dashur.

I tillë është orientimi i tyre edhe në sferën e të menduarit; nëse janë inteligjentë, ata bëhen dëgjuesit më të mirë, mbasi janë orinetuar drejt perceptimit të ideve jo drejt krijimit të tyre; të lënë në mëshirë të fatit, ata ndjejnë veten të paralizuar.

 Për këta njerëz karakteristikë është kjo që mendimi i parë i tyre është të gjejnë ndokënd tjetër, i cili mund t’u japë informacion, në vend që të bëjnë vetë qoftë përpjekjen më të vogël. Po qe se këta janë njerëz fetarë, nocioni i tyre për Zotin është i tillë, që ata çdo gjë e presin prej tij dhe asgjë nga aktiviteti i vet. Duke mos qenë fetarë, ata mbajnë krejtësisht të njëjtin qëndrim ndaj njerëzve dhe institutive: gjithmonë kërkojnë ‘’ndihmës magjik’’.

Ata shfaqin një lloj origjinaliteti besnikërie, në themel të së cilës qëndron mirënjohja ndaj atij që i ushqen, dhe frika se mos e humbin atë. Përderësa kanë nevojë që të jenë me shumicë ata që i sigurojnë nga çdo rrezik, atyre u duhet të ruajnë besnikërinë ndaj shumë njerëzve. Ata e kanë të vështirë të thonë ‘’jo’’, dhe hyjnë lehtë në konflikt midis besnikërisë dhe premtimit. Meqë s’mund të thonë ‘’jo’’ ata kanë qejf t’u thonë ‘’po’’ të gjithë dhe gjithçkaje, kështu që si rrjedhojë, paralizimi i aftësive të tyre kritike i bën tepër të varur nga të tjerët.

Ata varen jo vetëm nga autoritetet që u japin dituri, ndihmë, por përgjithësisht nga njerëz të aftë për t’u dhënë një farë mbështetje.

Ata e ndjejnë veten të humbur duke qenë të braktisur në fatin e vet, meqë janë të mendimit që s’mund të bëjnë asgjë pa ndihmën e të tjerëve. Kjo dobësi ka rëndësi vendimtare në ato veprime, të cilat nga vetë natyra e tyre mund të kryhen vetëm në mënryë të pavarur-marrja e një vendimi apo marrja e një përgjegjësie. Në marrëdhëniet personale, për shembull, ata i kërkojnë këshillë pikërisht atij njeriu, lidhur me të cilin duhet të marrin vendimin.

Ata përpiqen ta mposhtin shqetësimin dhe depresionin duke ngrënë e duke pirë. Për të goja është karakteristike shpesh ajo është tepër shprehëse: buzët gjasmë të hapura sikur përherë presin ushqim. Në ëndrrat e tyre të ngrënit është simbol i shpeshtë i dashurisë, kurse ndjenja e urisë-shprehje e frustacionit dhe zhgënjimit.

Në përgjithësi, botëperceptimi i njerëzve të orientimit receptiv është optimist dhe miqësor: ata kanë një farë besimi në jetën dhe dhuntitë e saj, por ata bëhen të alarmuar dhe i pushton paniku kur i kërcënon humbja e ‘’burimit të ushqimit’’. Ata shpesh përjetojnë një përzemërsi të sinqertë dhe një dëshirë për të ndihmuar të tjerët, por bëjnë diçka për të tjerët për të fituar simpatinë e tyre.

 

b/ Orientimi shfrytëzues

Orientimi shfrytëzues sikundër edhe ai receptiv ka si parakusht kryesor ndjesinë që burimi i të gjithë të mirave ndodhet jashtë dhe që s’mund të bëjnë asgjë vetë. Mirëpo ndryshimi midis tyre dy orientimeve qëndron në faktin që tipi shfrytëzues nuk shpreson të marrë gjë nga të tjerët, por ua rrëmben atyre gjënë e dëshiruar me forcë ose me dinakëri.

Në lëmin e dashurisë e të ndjenjave të tillë njerëz janë të prurur të përvetësojnë e të vjedhin. Ata ushqejnë tundim vetëm ndaj atyre njerëzve, të cilët mund t’ia rrëmbejnë ndonjë tjetri. Kusht për joshje për ta shërben lidhja e përzemërt e njeriut me dikë tjetër; ata nuk kanë prirje për të rënë në dashuri me një njeri që nuk ka afeksion për askënd. Të njëjtën tendencë zbulojmë edhe në fushën e të menduarit e të veprimtarive intelektuale.

Njerëz të tillë do të kenë prirje jo për të krijuar ide, por për t’i vjedhur ato. Kjo mund të shfaqet sheshit në formë plagjati ose në formë të kamufluar, në formë parafrazimi të ideve të shpalosura nga njerëz të tjerë, dhe në këmbënguljen që këto janë ide të reja dhe janë të tyret. Është interesante që shpeshherë njerëz me aftësi mendore ndjekin këtë rrugë, në një kohë kur sikur të mbështeteshin në talentet e veta, do të ishte plotësisht e mundur të krijonin ide të vetat.

Mungesa e ideve origjinale ose e krijimtarisë së pavarur tek të tjerë njerëz të talentuar, shpesh shpjegohet me orientimin e karakterit të tyre, por jo me mungesën e natyrshme të origjinalitetit. Ky faktor ruhet edhe në orientimin në sferën e gjërave materiale. Gjërat që ata mund t’ua rrëmbejnë të tjerëve, atyre u duken kurdoherë më të mira nga ato që ata mund t’i krijojnë vetë. Ata përdorin dhe shfrytëzojnë gjithçka e çdo njeri, nga e cila apo i cili mund të shtrydhin gjësendi. Deviza e tyre është kjo ‘’Fruti i vjedhur është fruti i ëmbël’’. Përderisa duan të shrytëzojnë njerëzit, ata ‘’duan’’ ata që haptas apo tërthoras mund të bëhen objekt shfrytëzimi, por ata ‘’mërziten’’ nga ata, nga të cilët kanë shtrydhur diçka. Shembull i tejskajshëm është kleptomani, i cili kënaqet vetëm me ato gjëra që mund të vidhen, ndonëse ai ka para mjaftueshëm për t’i blerë ato.

Si simbol orientimi i këtij orientimi mund të shërbejë grimasa helmuese, e cila shpesh është tipar dallues i njerëzve të tillë. Jo për hir të lojës së fjalëve e vlen të vihet në dukje, që shpesh ata bëjnë vërejtje ‘’helmuese’’ në adresë të njerëzve të tjerë. Tendenca e tyre është e ngjyer me përzierje armiqësore dhe manipulimi. Çdo njeri shihet si objekt shfrytëzimi dhe vlerësohet në varësi nga dobishmëria e tij. Në vend të mirëbesimit dhe optimizmit, që janë cilësi të orientimit receptiv, këtu ne zbulojmë dyshim dhe cinizëm, smirë dhe xhelozi. Përderisa kënaqen vetëm me gjëra që mund t’ua zhvatin të tjerëve, ata kanë prirjen të mbivlerësojnë atë që u përket të tjerëve dhe të nënvlerësojnë të vetën.

 

c/ Orientimi zhvatës

Orientimi zhvatës ndryshon krejtësisht nga tipat receptive dhe shfrytëzues që janë të ngjashëm në faktin, që të dy ata shpresojnë të marrin gjëra nga bota e jashtme. Kurse orientimi, për të cilin do të flasim tani na jep njerëz që pak besojnë në mundësi për të përfituar nga bota e jashtme diçka të re: siguria e tyre bazohet në zhvatjen dhe kursimin, kurse shpenzimet i perceptojnë kërcënim. Ata e rrethojnë veten si të thuash, me një mur mbrojtës, dhe qëllimi kryesor i tyre është të sjellin sa më shumë në strehën e vet dhe të japin sa më pak prej saj.

Koprracia e tyre shtrihet si mbi paratë dhe sendet materiale, ashtu edhe mbi ndjenjat dhe mendimet. Për ta dashuria në fakt do të thotë të zotërosh: vetë ata nuk japin dashuri, por përpiqen të marrin atë duke e shtënë në dorë ‘’të dashurin’’. Njeriu i orientuar në zhvatje shpesh shfaq një lloj të veçantë besnikërie ndaj njerëzve dhe ndaj kujtimeve. Sentimentalizmi i tij e kthen të kaluarën në një shekull të artë: ai kapet nga e kaluara dhe zhytet në kujtimet e ndjenjave dhe emocioneve të mëparshme.

Të tillë njerëz dinë gjihçka, por janë të pafrytshëm dhe të paaftë për të menduar në mënyrë të frytshme. Edhe ata mund t’i njohësh nga shprehja e fytyrës dhe nga gjestet. Ata i kanë buzët të shtrënguara fort, kanë gjeste karakteristike për njerëzit e zhytur në vetvete.

Nëse tipi receptiv ka gjeste që, si të thuash ka rënë në mendime dhe janë të shtruar, kurse tipi shfrytëzues ka gjeste agresive dhe të theksuara, tek tipi zhvatës gjestet janë fodulle, sikur këta njerëz duan të caktojnë kufij midis vetes së vet dhe botës së jashtme.

Një tjetër element karakteristik i pamjes së tyre është përpikëria prej pedanti. Zhvatësi sendet, mendimet dhe ndjenjat i ka kurdoherë të rregullta, por megjithatë, sikundër edhe në rastin e kujtesës përpikëria e tij është e pafrytshme dhe e ngurtë. Ai s’mund të durojë që sendet e tij të mos jenë në vendin e duhur dhe do t’i sistemojë automatikisht.

Bota e jashtme për të është kërcënim për të shpërthyer pozicion mbrojtës së tij: përpikëri për të do të thotë t’i nënshtrosh vetes botën  jashtme duke e shporrur e duke e mbajtur në vendin e duhur, në mënyrë që të shmanget rreziku i invadimit. Pastërtia e tij prej maniaku është një tjetër shprehje e nevojës për t’u mënjanuar nga kontaktet me botën e jashtme. Gjërat që dalin jashtë suazës së botës së tij perceptohen si të rrezikshme dhe ‘’të papastra’’; ai e shmang kontaktin kërcënues me anën e avdesit maniakal të ngjashëm me ritualin fetar të avdesit që duhet kryer pas kontaktit me sende dhe njerëz të papastër. Sendet duhen vendosur jo vetëm në vendin e duhur, por edhe në kohën e duhur; përpikëria e besdisshme është tipar karaktetirsik i tipit zhvatës: kjo është një tjetër formë e nënshtrimit të botës së jashtme.

Meqë bota e jashtme perceptohet si kërcënim për pozicionin mbrojtës, reagim logjik ndaj saj do të jetë kokëfortësia. ‘’Jo-ja’’ e përhershme është mbrojtja gati automatike nga invazioni: të ngulësh këmbë me kokëfortësi në tënden- kjo është përgjigja ndaj kërcënimit të sulmit nga jashtë. Njerëz të tillë janë të prirur të mendojnë se zotërojnë vetëm një farë rezerve të kufizuar fuqie, energjie dhe aftësish mendore, dhe kjo rezerve shkrihet, shteron dhe nuk plotësohet. Ata nuk mund të kuptojnë që të gjitha substancat jetësore zotërojnë funksionin e vetëplotësimit, që aktiviteti dhe harxhimi i fuqisë e shtojnë energjinë ndërsa qëndrimi inert e paralizon; për ta vdekja dhe shkatërrimi kanë një realitet më të madh se jeta dhe zhvillimi. Akti i krijmtarisë është për ta një mrekulli, për të cilën ata kanë dëgjuar, por tek e cila nuk besojnë. Vlerat më të larta për ta janë rregulli dhe siguria, deviza e tyre është ‘’S’ka asgjë të re në diell’’. Në marrëdhëniet me njerëz të tjerë aftësia qëndron te siguria. Zhvatësi ka prirjen të dyshojë dhe ka një ndjenjë të veçantë lidhur me drejtësinë, që shprehet kështu: ‘’Imja është mija, jojta është jotja’’

d/ Orientimi i tregut

Orientimi i tregut është zhvilluar si orientim dominues vetëm në epokën bashkëkohore. Për të kuptuar natyrën e tij, duhet mbajtur parasysh funksioni ekonomik i tregut në shkoqërinë bashkohore, i cili jo vetëm jep modelin e orientimit të karakterit, por edhe shërben si bazë dhe kusht kryesor i zhvillimti të tij, te njeriu i ditëve tona.

Orientimi i karakterit, që i ka rrënjët në perceptimin e vetes së vet si mall, dhe në perceptimin e vlerës së vet si vlerë këmbimi, unë e quaj orientim tregu. Ç’është e vërteta, statusi i tyre juridik dhe pozicionimi ekonomik janë të ndryshëm: një palë janë të pavarur, duke marrë pagesë për shërbimet që kryejnë: të tjerë punojnë me rrogë. Por suksesi material i të gjithëve varet nga njohja e individualitetit të tyre nga ana e atyre që paguajnë për shërbimet e tyre ose që marrin në punë me pagesë.

Parimi i vlerësimit edhe i tregut vetjak, edhe në atë të mallrave është i njëjtë: në parim në shitje ofrohen persona, në të dytin mallra. Vlerë në të dy rastet është vlera e këmbimit, për të cilën vlera e dobishme është kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Suksesi më shumë se nga çdo gjë tjetër varet nga fakti, se sa mirë është në gendje ta shesë veten njeriu në treg, sa mirë është në gjendje ai ta paraqesë veten, sa tërheqës është ‘’ambalazhimi’’ i tij, sa ‘’I thellë’’, ‘’I fortë’’, ‘’energjik’’, ‘’ I besuar’’, ‘’ambicioz’’; Përveç këtyre cila është gjendja familjare e tij, cili klub i përket, njihet apo jo ai me njerëzit e nevojshëm.

Tipi i individit të dëshirueshëm varet nga niveli që njeriu ka arrirë në fushën special ku punon.

Fakti që për të arritur suksesin nuk mjafton të zotërosh aftësi dhe bagazh mendor për kryesoren e detyrës së ngarkuar, por duhet dhe të jesh i aftë të hysh në garë me shumë të tjerë, formon tek njeriu një qendrim të caktuar ndaj vetvetes.

Në qoftë se për arritjen e qëllimeve jetësore do të ishte mjaftueshme të mbështeteshe mbi atë që ti di dhe je në gjendje të bësh, vetvlerësimi do të ishte propocional kundrejt aftësive të veta, d.m.th ndaj vlerës së vet të dobishme, por meqë suksesi në radhë të parë varet nga fakti se sa i aftë je për të shitur individualitetin tënd, ti e percepton veten si mall, ose më mirë të themi, si shitës dhe si mall njëkohësisht.

Njeriu kujdeset jo për veten dhe lumturinë e vet, por që të bëhet mall që shitet shpejt. Sikundër çanta njeriu që duhet të jetë në modë në tregun vetjak, dhe që të jetë në modë, ai duhet të dijë se çfarë lloj personi ka kërkesë të rritur.

Në qoftë se njeriu është i detyruar kurdoherë të çajë rrugën drejt suksesit dhe çdo mosukses përbën një kërcënim tepër të madh për vetvlerësimin e tij, rezultat do të jetë ndjenja e pafuqisë, pasigurisë dhe inferioritetit. Në qoftë se tersllëqet e tregut bëhen kriter i vlerës së njeriut, ndjenjat e dinjitetit personal dhe të vetërespektimit shaktërrohen.

Përderisa njeriu nuk mund të jetojë duke dyshuar lidhur me identitetin e tij, ai me rastin e orientimit të tregut, duhet ta kërkojë ndjenjën e identitetit të vet, jo në veten e vet dhe në forcat e veta, por në mendimin e të tjerëve për të. Të tjerët, sikundër edhe veten, i percepton si mall; po edhe ata përfaqësojnë jo veten, por atë pjesë të vetes që hidhet në treg për t’u shitur. Individualiteti i tyre, ajo, që për ta është diçka origjinale dhe unikale, e humb vlerën, ajo është ballast.

Kuptimi që i jepet fjalës ‘’origjinale’’ shërben si tregues i qartë i kësaj tendence. Fjala ‘’barazi’’ gjithashtu e ka ndryshuar kuptimin e saj. Ideja që të gjithë njerezit janë krijuar të barabartë, nënkupton që të gjithë njerëzit kanë të njëjtën të drejtë të patjetërsueshme për t’u konsideruar qëllime dhe jo mjete.

Karakteri i sipërfaqshëm i marrëdhënieve njerëzore shumë njerëz i nxitin të shpresojnë se mund ta gjejnë thellësinë dhe fuqinë e ndjenjës në dashurinë individuale. Mirëpo dashuria për një njeri dhe dashuria për të afërmin janë të pandara; në çdo kulturë marrëdhëniet dashurore janë vetëm një shprehje e fortë e formës së afërsisë me të gjithë njerëzit. Shumica e testimeve me mendjeprehtësinë janë orientuar drejt këtij lloji të menduari: ato verifikojnë jo aq aftësinë e arsyes dhe konceptimit, sa aftësinë e përshtatjes së shpejtë mendor ndaj detyrës së shtruar; ‘’testimet e përshtatjes mendore’’ ja, ky është emri më i përshtatshëm për to.

Ne vëmë re një entuziazëm tepër të madh lidhur me njohjen dhe arsimimin, por në të nëjtën kohë edhe një qëndrim skeptik dhe përbuzës kundrejt të menduarit gjoja jopraktik dhe të dobët, që ka të bëjë ‘’vetëm’’ me të vërtetën dhe nuk ka vlerë këmbimi në treg. Dominon jo vetëm tendencë e pjesshme, por zbrazëtia, e cila mund të mbushet shumë shpejt me cilësinë e dëshirueshme. Parakusht i orientimit të tregut është zbrazëtira, mungesa e çdo vetie specifike që mund të jetë objekt këmbimi, mbasi çdo tipar i qëndrueshëm i karakterit një ditë të bukur mund të hyjë në konflikt me kërkesat e tregut.

Përgatiti Eugent Kllapi

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB