MENU
klinika

“E nxora jashtë”

Festë e “çmendur” për divorcin!

18.09.2018 - 14:17

Ndoshta për pjesën më të madhe të personave që fatkeqësisht për një arsye apo për një tjetër, detyrohen t’i japin fund martesës së tyre, ajo është e dhimbshme dhe kërkon kohë që të rikthehet normaliteti.

Megjithatë, nuk ka qenë aspak e tillë ndarja për këngëtaren nga Libani. Nourhanne mori një vëmendje të madhe së fundmi në rrjetet sociale pasi realizoi një festë madhështore kur më në fund mori divorcin nga bashkëshorti i saj Adnan Dirani.

Videot nga festa u publikuan në “Instagram” duke u bërë virale. Ajo, së bashku me mikeshat mbanin pankarta që shkruanin: “E nxora jashtë” dhe “Ai nuk ishte në nivelin tim”.

Këngëtarja shpjegoi se do dilte me miqtë për qejf kur zbuloi se ata i kishin planifikuar një surprizë për të festuar divorcin.