MENU
klinika

Deklarata e presidentit palestinez

Akuzat ndaj SHBA: Jeruzalemi nuk është në shitje

28.09.2018 - 12:19

Presidenti palestinez Mahmud Abbas foli shumë ashpër për Izraelin dhe SHBA-të në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të enjten.

Abbasi e filloi fjalimin e tij duke deklaruar se “Jeruzalemi nuk është në shitje”, duke marrë duartrokitje nga salla. Ai e quajti Israelin komb “racist”, kundërshtoi mbështetjen nga ana e administratës Trump për Israelin dhe “u ankua” që të dy këta shtete kanë refuzuar të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së.

Në fjalimin e tij të parë në OKB që kur SHBA zhvendosi ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, Abbas tha se palestinezët tani e shohin SHBA-në “me një sy tjetër” dhe jo më si ndërmjetësues në procesin e paqes.

Udhëheqësi  u bëri thirrje më shumë vendeve të njohin shtetin e Palestinës.

Abbas ngriti gjithashtu çështjen e UNRWA, e cila ofron ndihmë humanitare për më shumë se pesë milionë palestinezë dhe po lufton për mbijetesë pasi  SHBA i hoqi 300 milion dollarë fonde për organizatën.

Ai e akuzoi SHBA-në për përpjekjet për të “zhdukur” UNRWA-n.

Ai përsëriti disa herë se Palestina është plotësisht e përkushtuar ndaj paqes dhe kundërshton plotësisht të gjitha format e dhunës, por theksoi se bashkëpunimi ishte tepër i vështirë duke patur parasysh marrëveshjet që refuzohen nga vendet e tjera.

Përfundimisht, Abbasi u tha të gjithë palestinezëve  “Ne po i afrohemi  ditës tonë të lirisë dhe pavarësisë dhe errësira e pushtimit së shpejti do të zhduket”.

Elizabeth Tsurkov, një studiuese në Forumin për Mendimin Rajonal, tha se dëshira e Abbasit për më shumë ndërmjetësim ndërkombëtar nuk ka gjasa të ndodhë tani afër.

“Vendet evropiane dhe vendet e tjera që mund të luajnë një rol konstruktiv në këtë kontekst, janë të përqendruar në shqetësimet e tyre të brendshme ose në krizat më të ngutshme ndërkombëtare”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN