MENU
klinika

Apeli i banorëve

Alarm për argjinaturat e Darragjasit

01.09.2018 - 15:15

Uji që pushtoi njësinë administrative Dajç është larguar, por jo rreziku që përmbytja të përsëritet. Me dhjetra shtëpi dhe me qindra hektarë tokë kërcënohen sërish nga përmbytjet me afrimin e stinës së shirave për shkak se gjatë verës nuk u krye asnjë ndërhyrje për forcimin e argjinaturave në Darragjas dhe Pentar.

 

“Deri në këtë moment nuk ka asnjë nderhyrje pavarësisht se dëmi është i madh. Në të gjitha fshatrat kemi probleme dhe erozioni ka avancuar. Ne kemi bërë disa kërkesa për ndërhyrje dhe i kemi depozituar pranë Drejtorisë së Bordit të Kullimit në Lezhë dhe Ministrisë së Bujqësisë, por deri në këtë moment nuk kemi asnjë përgjigje. Nëse vazhdohet kështu, nuk do të vonojnë sërish përmbytjet të na trokasin në derë” – tregon me shqetësim administratori i njësisë Dajç, Gjovalin Darragjati.

Ndërhyrjet gjatë stinës së verës priteshin nga banorët duke qenë se vetëm 5 muaj më parë përjetuan përmbytjet, por diçka e tillë nuk ndodhi. Ndërkohë që këto zona kanë qenë historikisht të përmbytura në vitet 2010, 2011 dhe 2013-të, madje disa nga familjet e përmbytura në këto fshatra pohojnë se nuk janë dëshmpërblyer ende.

Përgatiti: K.Zh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN