MENU
klinika

Vizita në Tiranë

Anëtarësimi? Ministri gjerman: Optimist se do ecim para

19.09.2018 - 11:29

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass mbërriti të mërkurën në Tiranë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ditmir Bushatin, ministrin e Jashtëm shqiptar, deklaroi se “kriteret për nisjen e bisedimeve për anëtarësim janë të qarta, duhen rezultate nga reformat për të bindur skeptikët”.

“Unë jam optimist se do të ecim përpara”, tha Mass.

Ndërkohë, ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se “rruga drejt anëtarësimit evropian është një e përpjetë që duhet të shoqërohet me arritje konkrete”.

Për Shqipërinë marrëdhënia e partneritetit me Gjermaninë është e çmuar e pazëvendësueshme. Ato i kanë mundësuar vendit tonë jo vetëm të jetë një vend i NATO-s, por edhe kandidat i Bashkimit Europian drejt çeljes së negociatave.

E kemi çmuar shtetin gjerman në këtë drejtim siç e dimë se procesi i anëtarisimit nuk do të jetë proces aspak i lehtë për ne. Do të jetë një e përpjetë që duhet të shoqërohet me arritje konkrete. Kemi diskutuar me ministrin Maas për të gjitha reformat që kemi ndërmarrë.

Diskutuam edhe për sfidat e sigurisë me të cilat përballemi në rajonin tonë. Me rolin e aktorëve të ndryshëm në rajon, e vëmendje për të pasur vëmendje të shtuar të Gjermanisë që njihet për peshën që ka në Bashkimin Europian,” tha Bushati.

Bushati i ka dhënë përgjigje interesit të medias, nëse do të ketë një pakt me opozitën, e cila, nuk ka qenë e pranishme në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ka një ofertë nga Rama dhe qeveria drejtuar opozitës në lidhje me ato cështje që konsiderohen të përbashkëta, që korrespondojmë me axhendën e integrimit. Ka një ofertë në tavolinë për të mbështetur procesin e vetingut në gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë, sikundër edhe ju e keni bërë me dije, që kërkohen disa numra të caktuar për procesin e vetingut që reforma në drejtësi të tejkalojë politikën.

Ka në ofertë në tavolinë për përfundimin e reformës zgjedhore, duke qenë se hyjmë në zgjedhjet vendore dhe ka vullnet dhe dashamirësi, edhe nga qeveria gjermane për ta mbështetur procesin me ekspertizë, përpos rolit të ODIHR. Si dhe ka një ofertë të qartë në tavolinë për opozitën për një strategji afatgjatë se si do të shërohet nga plagët nga sistemi i drejtësisë, për shkollën e magjistraturës. Dialogu dhe thirrja për bashkëpunim nuk do të mungojnë, jemi të vendosur për të vijuar me procesin e reformave”- tha Bushati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!