MENU
klinika

Ilnisa Agolli

“ArTurbina” hap dyert me “Stabat Mater”

07.09.2018 - 13:02

Sezonin artistik në arTurbina e çel një vepër elitare e kompozitorit çek Antonin Dovrak, “Stabat Mater”. Duket se data 13-të do të hapë siparin e shumë shfaqjeve në godinën e artit më të re në kryeqytet, për të cilin thuhet se do të mbahet mend gjate sa i takon ritmit të gjeshur të pjesëve artistike dhe larminë e zhanreve që do t’i ofrohet publikut të Tiranës e jo vetëm.

Kështu në orën 19:00, në arTurbina vjen një nga nga veprat më të famshme botërore, e cila është dhe më shpirtërorja e kompozitorit. Me një subjekt mallëngjyes për vdekjen e së bijës, Dovrak, e krijon këtë vepër më 1876 dhe e përfundon pas një viti kur dy fëmijët e tij ndërrojnë jetë brenda një kohe të shkurtër. Ndaj stilizimin final të veprës ai e përfundoi një vit më vonë, 13 nëntor 1877 në Pragë.

Numri 13-të është një rastësi interesante dhe një urë lidhëse midis kohërave. E ftuar speciale do të jetë dirigjentja Arlinda Majollari së bashku me trupen e korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Nën dirigjimin e Dritan Lumshi-t dhe pianistes Etrita Ibrahimi, nata do të jetë tjetër. Solistë në këtë shfaqje janë :Vikena Kamenica, Denis Skura, Marina L Kurti dhe Xhieldo Hyseni.

Hyrja në arTurbina do të jetë e lirë.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB