Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ashpër ndaj asaj që ai e quan dhunë policore ndaj banorëve në bregdetin e Jalit.
Ai paralajmëroi padi ndaj kryeinspektorit të IKMT-së, Fatmir Metaj, që sipas Bashës, ka shoqëruar në vitin 1998, vrasësit e Azem Hajdarit duke qenë në krye të policisë së Tropojës. Basha pati një paralajmërim edhe për Ramën.
Sipas Bashës, i gjithë synimi është grabitja e pronës nga oligarkët e Edi Ramës.
Deklarata
Gjatë gjithë ditës kemi parë ngjarje tronditëse në Jalë të dhunimit barbar të banorëve që u ngritën kundër shembjes së banesave të tyre.
Prania policore në Jalë ka një qëllim për të grabitur pronat e Jalës. Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme dhe e paligjshme dhe me raste të rënda si arrestimi i të miturve.
Dëshmitarët kanë deklaruar se toka do t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t’u dhënë më pas për miqtë e Edi Ramës.
Ndërkohë që kompleksi i Alban Xhillarit, mirëbërësi dhe donatori i Edi Ramës që ka zaptuar gjithë bregdetin e Jalit nuk u prek fare.
Policia dhe IKMT-ja janë sjell si banditë me banorët dhe deputetët e opozitës. Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Agron Shehaj, që ishte përkrah njerëzve duke i kërkuar llogari për banorët.
Fatmiri i Nasibesë është ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, udhëtoi më 12 shtator 1998, banda që ekzekutoi Azem Hajdarin. Banda u kthye po atë natë në Tropojë.
Gjatë kësaj periudhe u vranë 86 qytetarët. Këto janë bëmat e Fatmir Metës, i cili u emërua si shpërblim për anëtarësinë e tij në bandën e Zani Çaushit.
Rama dhe Xhafaj e kanë hedhur policinë në sulm kundër popullit për të mbrojtur oligarkët. Nga Kukësi në Tiranë, në Lushnjë dhe në Jalë, banditët e Edi Ramës me shokë ushtrojnë dhunë mbi qytetarët.
Sot në Shqipëri janë të sigurt vetëm kriminelët që bëjnë ligjin me bekimin e Edi Ramës.
Sot duhet t’i drejtohet: PD do të depozitojë sot një kallëzim kriminal për Fatmir Metën. Drejtësia e ka shpëtuar një herë për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa padronit Edi Ramës i jap këtë paralajmërim: një fije floku po ju prek përfaqësuesve të opozitës, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama në kokën tënde.