MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 11 shtator?

11.09.2018 - 08:20

1941 – Fillon ndërtimi i Pentagonit. Departamenti amerikan i Mbrojtjes është një ndërtesë e madhe prej 6 km2, nga të cilët 4 km2 përdoren si zyra, pjesa tjetër për shërbime të ndryshme dyqanesh, restorantesh, salla konferencash e etj. Brenda ndërtesës punojnë afërsisht 28 mijë civilë e ushtarakë dhe 3 mijë të tjerë si personel ndihmës. Ndërtesa quhet Pentagon sepse ka 5 faqe anësore, 5 kate mbi tokë (2 nivele nën tokë), çdo kat ka 5 korridore unazë prej 28.2 km gjatësi. Pentagoni shtrihet në një territor prej 5 hektarësh. Pentagoni ka edhe një shesh qendror, i njohur jozyrtarisht si “ground zero” – tokë e shndërruar në asgjë, zero, 0, e djegur, e rrafshuar – emër nga koha e Luftës së Ftohtë kur mendohej se Bashkimi Sovjetik do të synonte të hidhte një ose më shumë raketa bërthamore në këtë shesh në rast të një lufte bërthamore.

Më 11 shtator 2001, pikërisht 60 vjet pas vënies së gurthemelit të ndërtesës, një aeroplan Boeing i linjës American Airlines, i rrëmbyer nga terroristët, u përplas në faqen perëndimore të Pentagonit, duke vrarë 189 njerëz (5 ishin rrëmbyesit, 59 ishin udhëtarët dhe personeli i aeroplanit në bord dhe 125 ishin punonjës të Pentagonit). Ky ishte sulmi i parë më i rëndë ndaj një objekti qeveritar amerikan jashtë kryeqytetit, që prej djegies së Uashingtonit nga britanikët gjatë Luftës së vitit 1812. Pentagoni ndodhet pranë Uashingtonit, në shtetin Virxhinia.

1943 – Trupat gjermane pushtojnë Kosovën, duke mbushur boshllëkun ushtarak që krijoi kapitullimi i Italisë.

1971 – Nikita Hrushov vdes në moshën 77-vjeçare. Ai ishte udhëheqës i partisë komuniste të Bashkimit Sovjetik nga viti 1953-1964, dhe kryeministër i vendit nga viti 1958 – 1964.

1978 – Presidenti amerikan Xhimi Karter, presidenti i Egjiptit Anwar Sadat dhe kryeministri i Izraelit Menachem Begin takohen në Camp David dhe nënshkruajnë marrëveshjen kornizë për paqe mes Izraelit dhe Egjiptit dhe për një paqe gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.

2001 – Dy aeroplanë udhëtarësh të rrëmbyer u rrëzuan nga terroristët në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke shkaktuar shembjen e dy kullave.

Pak më vonë, një tjetër avion u rrëzua në Pentagon, dhe i katërti në një fushë pranë qytetit Shanksville në Pensilvani. Sulmet shkaktuan vdekjen e menjëherëshme të 2977 personave, prej të cilëve 372 ishin shtetas të huaj. Të gjithë të vdekurit në sulmet ishin civilë me përjashtim për 55 ushtarakëve të vrarë në Pentagon.

2012 – Persona të armatosur sulmuan konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë dhe vranë ambasadorin Christopher Stevens dhe tre zyrtarë të tjerë të ambasadës.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB