Popullariteti i Presidentit francez Emmanuel Macron ka prekur nivelin më të ulët ndonjëherë pas planeve të tij të parealizuara dhe dështimin për të mbajtur premtimin se do të sillte standarde më të larta etike në politikë.
Trajtimi i pakujdesshëm i një scandal të shkaktuar nga truproja i tij , gjithashtu e dëmtoi besueshmërinë e tij me votuesit, duke bërë që të nisnin dyshimet lidhur me premtimin e tij për ndërtimin e një republike shembullore.
Sondazhi, i kryer nga Odoxa për Franca Inter, shtypin rajonal dhe gazetën L’Express, tregoi se vetëm 29 për qind e francezëve kanë një opinion “të mirë” për politikanin 40-vjeçar, 12 për qind më pak nga anketa e mëparshme e Odoxës në qershor.
Ky është rezultati më i ulët i regjistruar nga sondazhet Odoxa që nga zgjedhja e Makron në maj 2017.
Shtatëdhjetë e një për qind e të anketuarve kanë një opinion “jo të mirë” për Macron.
Kryeministri konservator Edouard Philippe gjithashtu po lufton për përkrahje nga votuesit francezë: 35 përqind e të anketuarve thanë se kishin një mendim të mirë për Philippe, krahasuar me 64 par qind të cilët thanë se kishin një opinion jo të mirë.
Jérôme Jaffré, drejtor i institutit të votimit të Cecop, tha në një intervistë me të përditshmen franceze “Le Figaro” të botuar të hënën: “Makronizmi është një piramidë që mbështetet në majën e saj. Procesi i vendimmarrjes duket të jetë i përqendruar vetëm rreth Makron. Baza e saj është shumë e ngushtë dhe shumë e varur nga kreu i shtetit”.
Me sa duket, Makron mbetet i vendosur ta lërë pas verën e vështirë që kaloi dhe të vazhdojë të ecë përpara me planet e tij ambicioze të reformave.
Përgjigja e tij e ngathët ndaj një skandali që shpërtheu kur truproja e tij e atëhershme u xhirua duke sulmuar një protestues të Majit mori kritika të hidhura nga kundërshtarët e tij, të cilët e akuzuan atë që nuk e mbajti premtimin zgjedhor se do të përforconte rregullat e etikës dhe transparencën në sferën politike.
E gjitha kjo mund të ndikojë gjithashtu në mbështetjen për reformat e ardhshme, të cilat përfshijnë një ndryshim të kushtetutës, plane për ristrukturimin e sistemit të vjetërsuar të mirëqenies dhe një rishikim të tatimeve.
Qeveria po kërkon gjithashtu mënyra për të reduktuar deficitin buxhetor dhe për të rregulluar sistemin e pensioneve dhe të kujdesit shëndetësor publik.
Makron po përjeton një makth, e duket se nuk mund të bëjë asgjë për t’a ndryshuar këtë…