MENU
klinika

Java Evropiane e Lëvizjes

“Dita e Biçikletave” në Shkodër

21.09.2018 - 09:35

Në Shkodër u festua ditën e djeshme “Dita e Biçikletave”, një ditë kjo që banorët e këtij qyteti ja kanë kushtuar lëvizjes me bicikleta. Bashkia e Shkodrës, e zhvilloi këtë aktivitet në bashkëpunim me OJF THE DOOR dhe DRKK Shkodër.

“Dita e Biçikletave” u festua në Shkodër si pjesë e veprimtarive të Javës Europiane të Lëvizjes.

Shkodra është një nga qytetet e Shqipërisë ku lëvizja me bicikleta është një traditë e hershme. Biçikleta e parë ka hyre në vitin 1907 dhe, që nga ajo ditë, rreth 30 përqind e banorëve vazhdojnë të përdorin biçikletat si mjetin me ekonomik dhe të shëndetshëm për lëvizjen në qytet.

Në sheshin “Nënë Tereza” ka qenë një festë e vertetë, ku nuk ka munguar as animatorët për më të vegjlit. Fëmijë të kopshteve të qytetit janë bërë pjesë e laboratorit kreativ me temë “Biçikleta”, ndërsa nuk ka munguar as panairi i mjetit lëvizës më të përdorur në Shkodër, i mundësuar nga bisneset e shërbimit.

Aktiviteti ka vijuar me ndarjen e diplomave për biçikletat më të mira si dhe për artistët e rinj të shkollës verore që i parapriu “Ditës së Biçikletave”. Gjatë gjithë ditës së sotme, do të qëndrojë e hapur edhe ekspozita e veçantë e punimeve të shkollës verore si dhe maketi i biçikletës.

Siç është e natyrshme, nuk ka munguar as xhiroja me biçikleta nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Pedonales së Molos dhe kthim.

Megjithatë, një nga problemet e përditshmërisë së përdoruesve të bicikletave është shtimi me ritme të shpejta i automjeteve dhe mungesa e korsive të caktuara për biçikleta kanë shtuar rrezikshmërinë e lëvizjes.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!