MENU
klinika

Greg Rama në kërkim të besimit

Djali i Kryeministrit me një ekspozitë

11.09.2018 - 11:05

Nga Ilnisa Agolli/

Greg Rama, i diplomuar vetëm pak vite me parë në Universitetin e Arteve në Tiranë vjen me ekspozitën e tij personale në Galerinë Fab në kryeqytet me një komunikim të hapur, besim dhe afrimitet. Autori duket se i mëshon këtyre të fundit pikërisht për të na treguar se është ky territori personalizuar që shënjon vlerën e intimitetit të tij duke marrë përsipër një sfidë në identifikimit ballë publikut duke prezantuar veten pace pasur ngërçin e hapit të parë që përjeton çdo artist.

Përpos trashëgimisë familjare, ai përballet po aq edhe me nevojën për një stacionim të mendimit dhe aktit krijues, duke i besuar më shumë ndijimeve dhe përvojave personale si “conditio sine qua non” për krijimtarinë.

“Besimi i hapur mbi çfarë mund të gjente – thekson pedagogu dhe kuratori Vladimir Myrtrzai, – në korrentet e eksperimentit shoqëruar me një intuitë premtuese që e lidh artistin me shenjën, tingullin dhe dendësinë e formës me të cilën afrohet, i hapin atij një rrugë të qenësishme ku përfshihet të besojë.

Përmes lojës me hapsirën, – vijon kuratori Murtezai, – Greg Rama ndërton një ekuilibër mes konceptit dhe trupëzimit të një energjie që e identifikon duke i hequr gravitetin arkitektonik mediumit, duke përdorur po aq edhe një lloj transfigurimi thjeshtëzues drejt trajtave elementare e parake.”

Elementet e shformuara si pika, vija, rrafshi dhe mungesa e gravitetit që shohim bashkërendohen për të (ri)lexuar konceptin e një ndërhyrje hapësinore jo më si një ngjarje lineare, por me asociime qëndrimesh të aksidentuara e vertikale, duke na afruar atë përvojë që mund ta quajmë një energji të kulluar pastër. Në këtë ekspozitë do të vëmë re se perceptimi është i pakohë dhe larg analizës së zhvendosur në kohë, sepse koha në këtë rast ekziston vetëm si një element i qëruar nga rrethanat tipizuese, duke shfrytëzuar ecejaket e një ndjeshmërie të veçuar. Përmes gjuhës së ndërmjetësuar të artit, Rama komunikon me publikun përmes këtij monologu të brendshëm e kotik, i cili është dhe pikënisje e këndvështrim i hapur që do të mundësojë hapjen e tij të radhës në kurajën e parashikimet e ndërgjegjes së tij si artist në një rrugë të gjatë e të vështirë.

Ndërkaq, Mytezaj vijon se ai është i vetëmjaftueshëm në elemente krejt të thjeshtë por shumë pranë, në një sinkroni energjish që zhbën narrativën apo rrethanën site-specific, autori krijon veprën dhe gjuhën e saj në të njëtën kohë.

“Greg Rama, thotë ai, – ka një shprehi të “lindur”, në afri me fjalën, të shkruarit dhe komunikimin; ndaj dhe shfaqja e tij e parë nën kupolën Fidem – “Besim dhe Vërtetësi” përvijon një lëvizje komunikuese nëpërmjet një mediumi i cili përfshin hapësirën ku ai zhvendos strukturën e tij.

Fuqia e interpretimit dhe e asociimit krijon një territor kulturor të ndërmjetëm ku frymon ndjeshmëria e artistit.

Autori e ndien veten në rrokullimat e shpeshta mohuese, aq domethënëse për një artist në rritje, për të hapur kështu rrugën e tij, që tanimë i duhet ta ndajë edhe me publikun, si një mundësi për të rimenduar dhe riparë sheshpushimet si akte ndikimesh të panjohura apo të rishikuara artistike.”

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB