MENU
klinika

Kursi i këmbimit

E mërkurë e vështirë për lekun

12.09.2018 - 14:20

E mërkura ishte një ditë negative për lekun në kursin e këmbimit valutor. Monedha vendase humbi terren ndaj të gjitha valutave kryesore. Euro arriti një mbiçmim disi më të lartë krahasuar me ditët e mëparshme dhe u këmbye me 126.64 lekë. Ndonëse me një ritëm të ngadaltë, tendenca e kursit të monedhës europiane është drejt forcimit, pasi kalimi i sezonit veror e ka ulur ofertën e saj në treg.

Përveçse ndaj euros, leku u zhvlerësua edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit britanik. Pas rënies së djeshme, dollari u rrit sërish me rreth çerek pike, duke u këmbyer me 109.22 lekë. Ndërsa paundi britanik vazhdoi në rrugën e pandërprerë të mbiçmimit, të nisur që javën e kaluar. Sot monedha britanike u këmbye me 142.32 lekë, duke vendosur një rekord të ri për 30 ditët e fundit. Forcimi i sterlinës lidhet kryesisht me sinjalet e qartësimit lidhur me marrëveshjen e pritshme të Brexit, që besohet se do të finalizohet brenda tetorit.