Një numër rekord prej 72,300 amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogës në 2017, një rritje prej 10 për qind nga viti i kaluar, tregojnë vlerësimet paraprake të qeverisë.
Shifrat, nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tregojnë një numër në rritje vdekjesh mbidoze nga:
Heroina;
Pilula opioid;
Metadoni.
Numri i të vdekurve është më i lartë se maksimumi i vdekjes vjetore nga HIV, aksidentet me makina ose vdekjet nga armët, sipas New York Times.
“Për shkak se është një epidemi e drogës, në krahasim me një epidemi të sëmundjes ngjitëse, përgjigja është më e ngadalshme.”
Kështu tha për Times, një profesor i mjekësisë familjare dhe komunitetit në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.
Në vitin 2016 studimi i qeverisë federale sugjeroi që rreth 2.1 milion amerikanë kishin çrregullime të përdorimit të pilulave.
Megjithatë, jo të gjithë përdoruesit e drogës kanë telefona dhe disa të anketuar nuk mund të përmendin përdorimin e tyre të drogës.
Redaktoi: M.D