MENU
klinika

Ngjau në “Laver Cup”

Episodi në tenis, Djokovic godet me top Federer

22.09.2018 - 17:38

Spektakël në Chicago, ku ka nisur edicioni i dytë i turneut “Laver Cup” për meshkuj në tenis, turne që vë përballë njëri-tjetrit tenistët nga Europa ndaj atyre nga e gjithë bota.

Pas ndeshjeve të ditës së parë, Europa udhëheq 3-1 ndaj botës, por e veçanta e ditës hapëse të turneut ka qenë sfida e lojës dyshe, ku për herë të parë kanë luajtur në krah të njëri-tjetrit tenistët Roger Federer e Novak Djokovic, dy nga më të mirët në botë.

Dyshja Federer-Djokovic u mund 2-1 (6-7, 6-3, 10-6) nga dyshja Anderson-Sock, por ndeshja pati edhe një moment argëtues, kur Novak Djokovic godet me top gjatë lojës, pa dashje, shokun e tij të skuadrës Roger Federer në shpinë.

Kjo krijoi mjaft të qeshura në sallë si mes tenistëve ashtu dhe te tifozët, por për fat asnjë dëmtim për zviceranin dhe loja vijoi normalisht.

Në ndeshjet e luajtura gjatë ditës së parë, bullgari Dimitrov mundi 2-0 amerikanin Tiafoe, britaniku Edmund mundi 2-1 amerikanin tjetër Sock, ndërkohë që pikën e tretë Europa e siguroi nga belgu Goffin, që mundi 2-1 argjentinasin Schëartzman.

Pika e vetme për botën në ditën e parë erdhi nga loja dyshe, ndërkohë që turneu do të vazhdojë edhe sot e do të përfundojë ditën e diel. Edicionin e parë zhvilluar vjet e fitoi Europa (fitoi 15-9 ndaj botës).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN