MENU
klinika

Java në kursin e këmbimit

Euro “kthehet nga pushimet”

01.09.2018 - 13:25

Pas një vere të gjatë në rënie, që u ndërpre vetëm me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, euro këtë javë dha shenjat e para të rritjes. Të premten, euro u këmbye me 126.27 lekë, ndërsa jvën e kaluar e kishte mbyllur në nivelin 125.65 lekë. Ky forcim duket se lidhet me pakësimin gradual të ofertës së euros në treg, ndërkohë që sezoni veror është drejt mbylljes.

Dollari amerikan e mbylli javën në nivelin 108.19 lekëve, me një rëie të lehtë krahasuar me një javë më parë. Kursi dolalrit dhe valutave të tjera ndaj lekut përcaktohet në varësi të ecurisë së tyre ndaj euros. Në mungesë të këmbimeve të mjaftueshme në këto monedha që të përcaktojnë një raport të mirëfilltë kërkesë ofertë, tregu përdor si referencë kursin e këmbimit me euron. Rrjedhimisht, luhatjet e këtyre monedhave përcaktohet nga ecuria e tyre në tregjet e huaja valutore.

Edhe paundi britanik u çmua lehtë kësaj jave, duke arritur të premten në kuotën e 140.67 lekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?