MENU
klinika

Akademia Marubi

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Shqipëri, mbi të vërtetën

13.09.2018 - 15:03

Nis më 17 shtator edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit mbi të Drejtat e Njeriut IHRFFA, festival i rëndësishëm mbi të drejtat e njeriut që organizohet nga Akademia Marubi. Në këtë festival sivjet marrin pjesë 43 filma(produksione) me problematika të fushave të ndryshme, të përzgjedhura nga 3400 filma në mbarë botën nga organizuesit.

Ky event ndërkombëtar fokusohet në problematikën e njohur të raporteve që kanë njerëzit me institucionet, me komunikimin, me të vërtetën midis dy botëve, asaj fizike dhe asaj virtuale.

Virtualiteti tashmë është gjithashtu konkret dhe i pandalshëm nëpërmjet mediave online dhe nëpërmjet komunikimeve sa të largërta dhe të afërta për njohjen tonë.

Po çfarë raporti zë njeriu dhe çfarë problematikash has ai me njohjen e të vërtetave? Kjo shumë mirë mund të ketë qëllimin e saj në festivalin e IHRFFA.

Në ambientet e këndshme të Akademisë Marubi për këto çështje Portali Konica kreu një intervistë ekskluzive me regjizorin, skenaristin dhe drejtuesin e kësaj akademie, zotin Kujtim Çashku.

Pse keni zgjedhur agjendën e së vërtetës dhe çështjen e mediave online, portaleve?

Kjo është më e pakta në çatinë e kësaj ndërtese, kur themi kërcënimi i së vërtetës na vjen nga media, është një gjë e vogël, përkundrejt kërcënimit së të vërtetës që na vjen në radhë të parë nga komunikimi i përditshëm, me një strukturë të cilën po triumfon aktualisht arkitektura e hipokrizisë njerëzore, po vërtetë duhet parë në disa kolona të rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhëniet shoqërore të individëve me njëri-tjetrin siç është besueshmëria. Besueshmëria ka si princip kryesor të vërtetën, edhe kur dashurojmë, dashurojmë mbi bazën e së vërtetës.

Nuk bazohemi vetëm te morali, po te etika si kolonë e rëndësishme, që të kemi një minimum të marrëdhënieve midis njëri-tjetrit te besueshmëria, te pushtetet, te çdo gjë, te ato momente që po kalon aktualisht shoqëria jonë e trazicionit, te shoqëria në sistemin e sotëm, shoqëria moderne.

Ne po përballemi me një realitet virtual, dhe me realitet fizik. Mes kësaj gjëje, çfarë lloj balancash dhe çfarë lloj instrumentesh duhet të përdorë njeriu për të mos humbur besueshmërinë.

Ku mund të duket më shumë hipokriza, apo shtirja, ose ai mosbesimi midis marrëdhënieve shoqërore, në shkëmbimin e komunikimit ballë për ballë, apo me atë mënyrën e komunikimit virtual?

Kur flasim me fenomenin është shumë më global, është një vetëm në shumë probleme në katundin tonë të vogël, ka në të njëjtën kohë dhe flukset e veta edhe tek shoqëri të vogla si jemi ne. Kur flasim për realitete virtuale, nuk janë çështje qe lidhet me median siç mendojmë ne, nuk është thjesht ajo ’google brain’ truri google, që komunikon me trurin tonë, që na vendos në një relatë të caktuar, pra kuptojmë se kemi të bëjmë dy realitete të ndryshme, pra truri jeton në realitetin fizik ku jemi ne. Kështu që duhet parë se çfarë lloj balancash duhet për raportet e realiteve fizike, dhe raporteve që zhbalancojnë trurin tonë fizik përkundrejt ‘google brain’, ato duhet të ekzistojnë në raporte plotësuese me njëra-tjetrën, jo të përjashtimit.

Qëllimi kryesor i joni janë këto lloj trajtime, të cilat bëhen në funksion që të ngrejmë disa pyetje të mençura prej të cilave do të merren përgjigje të ndryshme, pa pretenduar se me këto pyetje do të ngrejmë pyetje stacionare, kategorike se nga do të ikim, por së paku, të ngrejmë shoqërinë në atë lloj kapaciteti, ta ngrejmë shoqërinë në nivelin tonë që t’i ngrejmë pyetje vetes.

Dhe kjo është qëllimi i festivalit, kemi zgjedhur nga 3500 filma nga e gjithë bota, 45 prej tyre filmat të cilat tregojnë mjaft gjëra në aspektet ekonomike, politike, finaciare, në aspekte ushtarake pse jo, janë disa butona që funksionojnë në këtë botë, që jo gjithmonë janë të kuptueshme, por ato ekzistojnë, dhe për aq kohë që ato ekzistojnë është mirë që njerëzit të informohen për të ditur se çfarë raporti kanë me këta individë, me këto lloj sistemesh të cilat duam apo nuk duam ne, janë prezentë në shoqërinë tonë.

Si forma të realitetit virtual apo fizik, të dyja këto do të vihen në një balancë, gjatë gjithë kohës që audienca jonë do të jetë përballë këtyre filmave. Kemi dhe filma nga Kosova, Maqedonia.

Kur bëhet një festival që ka lidhje me të drejtat e njeriut duhet parë në gamën e gjerë të filmave për të drejtat e njeriut, kemi një përzgjedhje.

Ajo që është më kryesorja, që mund të jetë lajm është se neve kemi një pikë shumë të rëndësishme, po përpiqemi të ngrejmë vëmendjen, jo vetëm për autoritetet lokale, por për autoritetet botërore, në lidhje me një regjizor dhe shkrimtar ukrainas i cili, është sot i burgosur në burgjet siberiane, i akuzuar gjatë pushtimit të Krimesë. Ky ishte ai që bëri rezistencë për t’u mos u aneksuar. Aktualisht ky ka 3 muaj që është në grevë urie, dhe është i rrezikuar për t’i dhënë fund jetës së tij , vetëm e vetëm për mbrojtjen e së vërtetës.

Ne do kemi një film dokumentar për të dhe vjen dhe vetë regjizori që ka realizuar filmin mbi regjizorin që ka bërë filmin dhe është në grevë urie, do të jetë prezent. Me këtë rast audienca do jetë në gjendje të shohë e të mësojë disa gjëra që ajo duhet t’i dijë, dhe janë gjëra të rëndësishme dhe të nevojshme që t’i dijë.

Ekspertët e komunikimit mendojnë se google, dhe faqet administruese globale, mund të bëhen monopol i së vërtetës dhe të imponojnë zgjedhjen e së vërtetës në shoqëri, mund të jemi në efektin e kësaj, mund të ndodhë kjo në të ardhmen?

Edhe ne në vrazhdën e filmave që po bëjmë do ta trajtojmë këtë, dhe nuk është çështja se kush do të konkludojë me një gjë të tillë, problemi është se sa ne jemi të shtrojmë pyetje për këtë problem. Nuk është momenti që dikush mund të thotë, se kjo do të jetë e ardhmja, që kjo do të shkatërrojë këtë apo atë, po që të krijojmë balanca, se çfarë sjell ky realitet virtual si pasurim i marrëdhënieve sot, ai si komunikim ekziston, u krijua nga truri i njeriut, dhe problemi fizik i trurit ë njeriut.

Në qoftë se do të mendojmë se njëra nuk mund të jetë e dëmshme ndaj tjetrës, gabojmë sepse, të fusim algoritme të reme për të marrë përgjigje të reme, dhe këto trajtojnë filmat që do të jepen.

Trajtimi i çështjes nuk është vetëm si ‘fake news’ i sotëm, ‘fake news’ është vetëm një element që lidhet me raportin e komunikimit me mediat masive, me komunikimin masiv global në internet në fushat e dijes. Ju e dini sot se një pjesë e madhe e asaj që quhet ‘market economy’ po kalon sot përmes fuqisë së internetit, ndryshojnë raportet e ekonomisë së tregut, me ekonominë e tregut që na vjen nga bota virtuale.

Po prodhojmë më shumë inteligjencë artificiale sesa inteligjenca që e provokoi prodhimin artificiale, pra inteligjenca e njeriut. Pra sot raportet janë shumë delikate.

Ne do të shfaqim një film në Akademinë e Rendit, i cili bën fjalë efektivisht për kriminalitetin. Në një moment të caktuar e shikojmë se gjithë jeta jonë po bëhet e kontrollueshme, pra ‘’gjitha pëshpërimat’’ po kontrollohen, pra këto makina gjigandeve të kontrollit.

Ka një ndeshje të algoritmeve se ku mund të ekzistojë ky kriminalitet, ka një ndeshje njerëzore midis kriminelëve, dhe kontrollojnë e penalizojnë, dhe në të njëjtën kohë ndjekin krimin.

Pra një korespodencë që vijnë nga algoritmet , që mund të jenë të gabueshme, apo më i garantuar ai që ndeshet drejtpërdrejt me krimin. Në anën tjetër, a janë në të njëjtën kohë, kriminelët vetë mund t’i marrin këto algoritme dhe t’i përdorin.

Kështu që ka shumë dilema sot, bota e cila po ecën me një shpejtësi maramendëse që duhet marrë në konsideratë nga shoqëria. Prandaj sivjet kërcënimi ndaj së vërtetës, kemi gjetur ato filma që do ta furnizojnë shoqërinë shqiptare për të njohur fenomenet që na pret e ardhmja jonë, çfarë do të ndodhë me jetën tonë të përditshme por dhe me të ardhmen tonë.

Një studiues i quajtur Xhovano Sartori, flet në 2 aspekte, një aspekt i imazhit, e iluzionit që krijon imazhi, nga ana jetër aspektin e logjikës, apo‘’content-it’’(përmbajtjes) që zhvillohet në komunikim, ka ndonjë problem rreth kësaj, midis ndjenjës dhe arsyes, midis emocioneve që riprodhon imazh, dhe logjikës që jep domethënie?

Problemi është gjithmonë që njohjet njerëzore janë të dyja referenca për krahasueshmëri. Nuk mund të kesh njohje në qoftë se nuk ke spektër, gamë të gjerë referencash. Sa më të ngushta të jenë referencat e tua, qofshin në drejtim ë imazhit e tingullit, aq më i reduktuar është kapaciteti jot njohës, kështu që në vetvete qoftë tingulli, qoftë imazhi kanë jetën e tyre, kështu që jeta e tyre ekziston në formën e vet, futet në mendjet tona në relata, për aq kohë sa ka një perceptim të caktuar. Kështu që nuk mund të jetë, si të thuash e standartizueshme, sepse shoqëria është me nivel historik, shoqëror, ekonomik, kulturor të ndryshëm, dhe ka standard të ndryshëm.

Mundet që e njëjta fjalë të ketë keqkuptime, konotative të ndryshme, diskriminime, degradime, nuk ka formulë të njëjtë që ka çelës magjik të zgjidhjes së problemeve, qoftë për përditshmërinë e tyre, ne shpesh herë i drejtojmë pyetje google, google jep pafundësi përgjigjesh, problemi është individit si futet në pyll, si të mos humbësh rrugën në atë pyll, dhe kjo është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar, ne kemi target grup të rinj, dhe ata që rriten me këtë sistem komunikimi, pra informim, komunikim, kuptim, e kanë një formë dinamike, duam apo nuk duam ne kanë një lloj dixhestimi, përpunimi, forme tjetër sesi e perceptojmë gjënë. Dhe ne do të përpiqemi aq sa mundemi ta shprehim këtë lloj komunikimi në festivalin e sivjetshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN