MENU
klinika

Transmetimet analoge

“Gallata” në rrjetet sociale për vendimin e AMA-s

11.09.2018 - 18:05

Ora 10 e ditës së hënë shënoi mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, dy më të mëdhatë në vend. Pjesë e procesit të digjitalizimit, mbyllja e transmetimit analog shkaktoi ndërprerje të sinjalit për shumë familje që nuk kanë dekodera vendim që u shoqërua me reagime të shumta. Aq e fortë qe “revolta popullore” sa Autoriteti i Mediave Audiovizive njoftoi gjatë ditës së sotme kthimin e vendimit dhe shtyrjen me 4 muaj të fikjes së sinjalit analog që la në terr televiziv dhjetëra shtëpi.

Autoriteti i Mediave Audiovizuale deklaroi se 88 mijë dekodera do të jepen falas për familjet në nevojë por ndërkaq në rrjetet sociale ka plasur gallata dhe ironia për këtë vendim që gjeti të papërgatitur mijëra familje. Më poshtë disa nga komentet më pikante:

Alfred Lela
Paradite indinjate në Facebook për dekoderin, pasdite ne radhë për dekoderin. ALBANIAN STYLE REVOLUTION!

Mentor Kikia
Pa bukë edhe rrihet, por pa TV jo!
“Na e shpifët me ato lajme.
Po ai emisioni mbrëmë ça ishte mor aman, po me ata surretër.
Si nuk bëtë një gjë të hajrit…
Po vegla të politikes jeni.
E ka mirë ai që ju quan kazan. Legena fare jeni….”
Sharjet e njerëzve ndaj medias nuk kanë teë sosur. Të krijohet ideja se shoqëria do të jetë me e qetë pa shqetësimin e medias. Por një ditë mbetën pa sinjal dhe plasi protesta. Jam i bindur se po t’u kishin ulur pagat, nuk do të kishin reaguar kështu. Ama për televizorin, namin bënë të gjithë.
M’u kujtua një skeç i viteve ’90, ku njerëzit dolën në rrugë të protestonin: Duam lajme, duam lajme
Shikim të këndshëm!

Rudi Erebara
Së shpejti në kinematë e Tiranës: Kinema Republika, Kinema 17 Nëntori, Kinema Partizani, Kinema Ali Demi, Kinema Dajti, do të shfaqet filmi “Dekoderi”. Ngjyrat do t’i merrni me rimbursin. Ekipi i Kombëtares do të dallohet nga shqiponja e bardhë në bluzë.

Ardit Rada
Shtyhet edhe për 4 muaj transmetimi analog, sa të furnizohet Digitalbi me dekodera.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB