MENU
klinika

“Rrëmben” 9 statueta

“Game of Thrones”, çfarë suksesi në “Emmy”

18.09.2018 - 11:45

“Game of Thrones” nuk ka të ndalur. Seriali triumfoi në edicionin e 70-të të çmimeve “Emmy”, duke rrëmbyer 9 statueta gjithsej.

Drama më e mirë shkoi pikërisht për “Game of Thrones”, por edhe aktori i këtij seriali, Peter Dinklage, triumfoi duke rrëmbyer çmimin e aktorit më të mirë jo protagonist.

Mbrëmja ne vetvete, që një triumf për aktoret britanike, puna e te cilëve u shpërblye më së miri në këtë event. Claire Foy, Thandie Newton dhe Charlie Brooker ishin mes atyre që dolën nga ceremonia me çmime të rëndësishme.

Elisabeth Moss po priste shumë të merrte vlerësimin e aktores më të mirë në një dramë për interpretimin e saj të shumëkuotuar tek The Handmaid’s Tale, tashmë në sezonin e dytë, por humbi përballë Foy-t.

Nga ana tjetër, dy seriale prej të cilave kishte pritshmëri të larta, Atlanta dhe The Handmaid’s Tale, nuk e përsëriten dot suksesin e vitit të kaluar dhe shkuan në shtëpi duarbosh.