MENU
klinika

“S’më merr malli”

Greg Rama: Ja çfarë me irriton në Shqipëri

17.09.2018 - 19:28

Deri para pak ditësh, atë e njihnin vetëm si djali i madh i Kryeministrit Rama, por Greg solli ekspozitën e tij të parë personale “Fidem” në galerinë FAB, ku tregoi talentin e tij.

Në një intervistë në “Vizion Plus”, Greg foli për ekspozitën e tij të parë, por edhe më gjerë. Ai rrëfeu se edhe pse nuk mori pjesë në ekspozitën e tij, babai i tij Edi Rama, ishte personi i parë që mori ftesë për të marrë pjesë në ekspozitë. “Ai nuk erdhi pasi kishte një angazhim politik, por besoj se do vijë në ditët në vijim”, u shpreh Greg.

Ai tha se iu desh një periudhë rreth 4 mujore për të realizuar instalacionin e tij, ndërsa shprehet se është me fat që ka zgjedhur Vladimir Myrtezain si kurator.

Më tej, Greg flet edhe për jetën e tij në Tiranë. Ai thotë se Shqipëria e 2018 për një 28-vjeçar është pak komplekse.

Por çfarë e irriton atë më shumë në Shqipëri?Trafiku, është e vetmja gjë për të cilën nuk më merr malli”, shprehet Greg.

Ai foli edhe për politikën, për të cilën shprehet se nuk e urren, por thotë se është një profesion mjaft i vështirë. “Kërkon shumë angazhim”, thotë ai.

Greg rrëfeu edhe marrëdhënien me mamanë e tij, për të cilën thotë se është personi që do më shumë në jetë. “Sigurisht që konsultohem. Mami është shumë paqësore dhe shumë motivuese. Madje ka qenë ajo që në fillim, kur unë kam qenë i vogël, kur isha fëmijë 2 vjeç, ajo u pati thënë njerëzve që Gregu do të bëhet artist. Ndërkohë që unë u rrita, unë nuk e kisha fare qëllim që të merresha me art me thënë të drejtën. Por pastaj si duket, ndjeva adrenalinën të atillë aq sa nisa të merrem me këtë punë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Greg Rama në kërkim të besimit

Djali i Kryeministrit me një ekspozitë

Fidem, ekspozita e parë e artistit

Të besosh si Greg Rama!