MENU
klinika

Nga Altin Bamllari

Greqia e “pushtuar” nga shqiptarët

15.09.2018 - 23:39

Nuk di ç’bën ministria e Diasporës, por unë kam nisur të numëroj shqiptarët në Greqi. Do thoni ju, si? Në çdo lokal, hotel apo aktivitet tjetër tregtar, gjej direkt një shqiptar (nuk ka shans mos ta gjej). Po s’e gjeta unë, më gjen ai.

Pastaj e pyes: Sa shqiptarë të tjerë punojnë këtu? Deri tani kam analizuar mbi 100 kampione (biznese)? dhe të dhënat paraprake flasin për shifra të frikshme. Psh në një restorant-piceri, që bën edhe delivery, në Athinë, nga 95 punëtorë, 85 janë shqiptarë. Pronari ishte minoritar. Në Kretë, nga 42 të punësuar në një tavernë, 28 ishin shqiptarë. Kuzhina dhe vendi ku laheshin pjatat gumëzhinte shqip. Në Selanik apo në çdo qytet tjetër që shkoj, nëpër ishuj apo dhe në cepat më të largët, takoj aq shumë shqiptarë saqë grekët pronarë më duken si minoritarë në tokë të vet. Tek një miku im i ngushtë grek në Athinë shërbimin e kanë vajza nga Shqipëria. Para dy ditësh zbulova një tjetër kuzhinier të shkëlqyer nga Vlora që ka tashmë tre restorante të njohur, dy në Mikono dhe një në Psihiko, lagje e pasur e Athinës. Plot shqiptarë dhe aty.

Në një qendër shoping-u u ula në restorant dhe duke menduar për këto gjëra më merr porosinë një fierak. E pyes: -Të lutem më thuaj një restorant, a ç’të jetë, që nuk ka shqiptarë. -Nuk ka, ma kthen. Këtu jemi pesë, atë ngjitur e ka një patrioti ynë. Andej matanë punojnë më shumë shqiptarë se grekë. Madje edhe në çdo dyqan ke plot vajza, por që s’mundesh dot t’i dallosh. Ndërsa ai më fliste më erdhi ndërmend një zonjushë që më kishte shërbyer gjithë kohës në greqisht dhe kur ika më tha mirupafshim.

Tani do bëj ca llogari dhe numrin e saktë po ia çoj ministrisë me email.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi