MENU
klinika

Nga Fahri Xharra

Greqisë t`i bëhet e ditur se…

29.09.2018 - 14:57

Për grekët, shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën “e lashtë greke” të Ilirisë. “Nuk mund të presim më shumë nga një komb si shqiptarët, të krijuar nga italianët dhe që mbahen nga sionistët amerikanë. Mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e tyre të mbyllet. Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire dhe nacionalistët grekë do të vendosin rendin në tokën e lashtë greke të Ilirisë”

Shumë provokuese ,shumë therrëse ,por Greqisë duhet bër e ditur se nuk jetohet më me ”agime të arta” . I kishte Greqia agimet e saja të arta kur arvanitasit e bënë gabimin e tyre të madh që e formuan Greqinë si shtet. I kishte Greqia agimet e saja të arta kur udhëhiqej nga shqiptarët dhe e formoj hartën e saj gjeografike në saja të shqiptarëve. Në Greqi deri ne shekullin XIX -të flitej shqip ! E dijnë grekët këtë? E dijnë, e dijnë fort mirë e dijnë. Studiuesi Aristidh Kola me guxim dhe me fakte në dorë thoshte sa ishte gjallë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »

Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike por Greqia i di të gjitha .Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit:
“ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f164A.K.)

“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)

“ – Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.)

“…që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272-273R.A.) ”( Stop Injorancës Mars 2010)

Gjeneratave të reja të grekërve duhet bër e dijtur , se atyre iu janë mëshefur të vërtetat , se atyre iu janë verbuar sytë me falsifikime ,se« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f 6K.K.)« Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe. (f 538A.K.). Po , kështu ishte ,janë fakte që nuk mëshifen,janë fakte që bota nuk bëhët se nuk i ndjeu.

” Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire” po thonë ata të ”Agimit të artë” ?! Dhe mendojnë të vetëmashtruarit se iu hecë kungulli përmbi ujë? Jo ore ,ai kungull që lirshëm lëvizte mbi ujin e qetë të mashtrimeve ,inskenimeve, rishkrimeve dhe çpifjeve tanimë është kalbur , është gati në zhdukje dhe se fundi i tij dihet.
Jemi në vitin 1821, ju grekër që e keni mashtruar botën në kurrizin e të mirave tona;

” Arvanitasit heronj të kryengritjes së vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari dhe shumë e shumë shqiptarëtëtjerë. Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre. Më 1674-n, konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithëarvanitë”.

Revolucioni grek i 1821-shit është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Madje shteti që u krijua mbas vitit 1821 pothuajse shumica e banorëve flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Dhe ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë së heronjve shqiptarë, grekët morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Peloponezi dhe e bënë të tyrin. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi mbas themelimit të shtetit grek.

Kështu sikur se edhe sot edhe atëherë ose pasatëherë, kishit ju politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821-shit, që kërkonin që t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.
Duke falënderuar Adriano Xhafajn, ne mund t`i cekim më shumë se 200 studiues te huaj qe vertetojne perkatesine shqiptare te çliruesve te Greqise, arvanitasve: “Encyclopedia of European peoples, Volume 1 Page 39 Among Arvanites time line ARVANITES location:Greece time period: 11th century CE . to present ancestry: Albanian language: Arvanitika “ . :Indiana University Russian and East European series: Volume 45. “ . “The Arvanites ofGreece: a bibliographical approach ‘Dimitra Gefou-Madianou, Irini Toundassaki, Maria Velioti-Georgopoulos1998 – 88 pages”. “Greeks of Albanian Descent: Arvanites, Arvanitika, Albanian …Books, LLC – 2010 – 98 pages”. A doni më shumë? Nuk po i ceku të gjitha , Por ju i dini ,por nuk doni t`i pranoni. Por gjithësesi ne ju bëjmë të ditur .

KOSTA Papa TOMORI në librin e tij:”Barbaritë greke në Shqipëri”shkruan:’Atdheu tonë, Shqipërija e dashur, rojtur 500 vjet në tirani, nënë bajonetën e Turqisë, Flamurin tonë , i nderçim, dhe madhështor, i cili kur rontej Mbreti tonë Skënder Beu dërmoj heshtrat e Turqisë me 27 luftëra, më së fundi Turqia gjeti rastin ta groposnjë, pas vdekjes të ati mbret trim dhe kalorës i cili mbrojti nderin e Shqipërisë gjer në orën e fundit. Dhe kështu që më 1400, më 1913, Shqipëria rojti nënë zgjedhën e Turqisë e cila na ndëroj të tëra zakonet tona. Na ndahu në dy parti: Myslymanë dhe të Kërshterë, na futi më një armiqësi të madhe midis të Krështerëve dhe Myslymanëve. Myslimanët Shqiptarë duke u verbuar nga lavdija që u dha Turqia, harruan atdhen’e tyre dhe punonin vetëm për nderin e Turqisë, duke shtypur popullin i cili i dërmuar dhe i shkelur nga këta tiranë, u shtrëngua të kërkojë një mprojtje të cilën nuk ju kurzye t’ia japë Kleri Grek. Kleri Grek duke përzjerë fenë me kombësi, gjeti një rast të mirë, për të pagëzuar për së dyti Shqipëtarët duke dhënë emërin Grek, se kështu ka thënë Zoti Krisht. (Që ç’do orthodhoks është Grekë!). Pushtuan pra të Krështerët me anën e kishave dhe të skollave.”

Kalojmë te penda tjetër ,shkrimet e të cit nuk mund t`i mohoni: Faik Konica ,1940 ”Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912” : ”Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.”

Ndërrimi i emërave ishte mënyrë për të zhdukur gjurmët arbërore: “Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autoktonë shqipfolës, ka qënë edhe ndërrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936. Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta, Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist, Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep, Rrapçisht, Sul, Shotishte, Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)
Por ,“Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndriçëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re.” (Aristidh Kola): “ Dhimitër Egjini lindi më 1862, Angjello Gjini është një tjetër antar i akademisë së Athinës. Ai lindi në vitin 1859. Gjinët janë familje e madhe arvanitase që ishin vendosur në ishullin Speca. Sotiri Skipi është nga familja e lënduar epiriotase arvanitase, Gjeorgjio Sotiriu lindi më 1880 në një familje arvanitase në ishullin e Specas, Spiridon Doda. Është nga familje luftëtarësh të Hidrës, Kostandin Horemi lindi më1898. Është Arvanitas nga Klementi i Karintias, Aleksandro Diomidi është nga familje e madhe e pasur arvanitase dhe shumë e shumë të tjerë.

Greqisë t`i bëhët e dijtur se nuk ”mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e jonë të mbyllet.”

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB