MENU
klinika

Personazhet mediatik

“Hall of Fame”, udhëtim në Stamboll me “AirAlbania”

20.09.2018 - 11:50

Nuk ka vetëm pensionistë me fat apo nxënës të ekselencës, por dhe personazhe mediatikë të ekslencës, që amerikanët e kanë pagëzuar me emrin “Hall of Fame”, të cilët do të marrin shpërblimin e tyre me një udhëtim për në Stamboll në bordin e “AirAlbania”.

Në listën e emrave të përzgjedhur vihen re personazhe televiziv të dashur për publikun e aktorë të nderuar si: Gaz Paja e Flor Binaj. Gjithashtu, emra të njohur nga fusha e gazetarisë si: Blendi Fevziu e Rudina Xhunga, Sokol Balla e Lutfi Dervishi e shumë të tjerë. Në sy bie prezenca në listë edhe e figurave të tjera televizive që janë bërë të famshëm dhe të dashur për publikun me emsionet e tyre si: Ermal Mamaqi e Luana Vjollca.

E çuditshme prezenca e Bleona Qerretit e cila jo vetëm që nuk jeton në Shqipëri, por as aktivitetin artistik nuk e zhvillon në vendin tonë, por në SHBA. Roza Lati gjithashtu është një tjetër figurë e cila nuk është e njohur për vlerat që i jep medias, por përpostimet në Instagram.

Interesant është fakti se avioni i “AirAlbania” do të ribashkojë Sokol Ballën, Bledar Zaganjorin dhe Mentor Kikinë që pas largimit nga TopChannel, ku drejtues ishte Balla dhe Zaganjori e Kikia kryeredaktor.

 

Udhëtimi në Stamboll për këta pjesëtarë të “Hall of Fame” është një dhuratë simbolike në shenjë falenderimi për punën e palodhur që ata bëjnë përditë për të informuar e argëtuar publikun, duke u hequr atyre mendjen nga politika e shëmtuar e ditës dhe hallet që kanë në jetët e tyre.

Prezantimi i “AirAlbania” dhe nisja e fluturimeve të para ishte një lajm shumë i mirë për shqiptarët dhe një iniciativë për t’u përshëndetur. Linja e vetme e “AirAlbania” për momentin do të jetë Tiranë-Stamboll-Tiranë, e kuptueshme duke patur parasysh se pjesa më e madhe e investimit vjen nga kapitale turke.

Fluturimi i parë ishte një nisje e mirë dhe me një simbolikë të vecantë pasi në bordin e avionit të “AirAlbania” ishin nxënësit e ekselencës që patën si dhuratë një udhëtim në Stamboll, shpërblim për arritjet e tyre dhe stimul për të bërë akoma më mirë si ajka e ardhshme e intelektualëve të vendit. Më pas këtë udhëtim e përfituan dhe një grup pensionistësh.

Pyetja që ngrihet nga gjithë këto fluturime që janë organizuar është se pse qeveria shqiptare po kryen gjithë këto shpenzime. Ky do jetë fluturimi i tretë që zhvillohet në një periudhë të shkurtër duke shpresuar se do të jetë i fundit sepse shpenzimet e luksit nuk janë të justifikuara në një vend, ku ka shumë probleme për të zgjidhur dhe shume familje të varfra për t’u ndihmuar. Me një llogari të thjeshtë duke patur parasysh se çmimi mesatar i një bilete vajtje ardhje Tiranë-Stamboll-Tiranë është 99 euro, vetëm në rastin e udhëtimit për gazetarët kostoja totale është mbi 7000. Për të tre fltuturimet shkon rreth 20000 euro. Pa llogaritur këtu kostot shtesë gjatë qëndrimit.

Klikoni këtu për listën e plotë të emrave

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB