MENU
klinika

Deklaratat

Integrimi/ Ministri Maas takon Ramën: Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë

19.09.2018 - 14:22

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama se çelja e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka rezistencë që duhet kapërcyer me anë të reformave.

Kryeministri Edi Rama në konferencën me ministrin e jashtëm e falënderoi atë dhe tha se Gjermania i ka kushtuar një vëmendje të veçantë anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Respekt dhe mirënjohje për vëmendjen e Gjermanisë. Ne i japim rëndësi marrëdhënies me Gjermaninë dhe e konsiderojmë me një rëndësi historike angazhimin e qeverisë gjermane për të iniciuar atë që tani njihet si procesi i Berlinit. Ne jemi shumë mirënjohës kancelares për rolin e rëndësishëm në funksion të mbështetjes të një prej reformave më të mëdha siç është ajo e reformës në drejtësi.

Më vjen mirë të theksoj se ne kemi qenë dhe mbetemi te vendosur në ruajtjen e një linje koherente në politiken e jashtme. Falënderoj ministrin gjerman për vizitën dhe që ka zgjedhur që drekën ta kaloni në Shqipëri mes Maqedonisë dhe Greqisë”- tha Rama.

“Në qershor 2019 BE vendosi mundësinë të nisë bisedimet me Shqipërinë, por për këtë duhen edhe reformat. Ka kundërshti apo rezistence në këto procese që duhet të kapërcehen që të vijojë perspektiva evropiane. Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë. Perspektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nesë do të vijoni rrugën përmbushni kushtet. Rruga drejt BE do të vijojë dhe për këtë keni mbështetjen tonë të plotë.” tha ministri gjerman.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!