MENU
klinika

Arsyet

Ish-drejtori dhe juristi i spitalit në Berat në pranga

19.09.2018 - 21:04

Arrestohet nga policia ish-Drejtori i Spitalit të Beratit dhe juristi i spitalit pasi dyshohen se kanë shpërdoruar me detyrën.

Të ndaluarit janë ish-drejtori i spitalit Idlir Frashëri si dhe juristi Alfred Lulaj.

Të arrestuarit dyshohet se kanë blerë mallra në kundërshtim me parashikimet ligjore.

Njoftimi i Prokurorisë

Ne kuader te nje procedimi penal te vitit 2018 jane ndaluar shtetasit Idlir Frasheri ish Drejtor i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe te “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.

Dhe shtetasi Alfred Lulaj, jurist i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe te “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.

Keta shtetas kane bere blerje te mallrave mjekesore (antibiotike) ne kundershtim me ligjin. Me pas per te justifikuar veprimtarine e paligjshme te tyre kane futur ne dosjet e blerjeve nje kerkese gjoja sikur mjeket e spitalit kerkonin ilace.

Hetimet vazhdojne pasi do te verifikohen te gjitha procedurat ne lidhje me menyren se si kane dale medikamentet mjekesore nga Farmacia e Spitalit te Beratit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!