MENU
klinika

Tekste falas në gjimnazin e Fierit

“Janaq Kilica” solidarizohet më nxënësit në nevojë

04.09.2018 - 15:18

Është një nga gjimnazet më të mira në qytetin e Fierit ndaj dhe kërkesa për t’u rregjistruar në të janë çdo vit tej kapaciteteve të shkollës “Janaq Kilica”. Me një kalueshmëri 100% në Maturën Shtetërore dhe me një notë mesatare prej 8.05, ky gjimnaz renditet i pari në kartën e performancës midis shkollave të mesme publike të rrethit të Fierit. Rregjistrimet e çelura këtë javë kanë sjellë një fluks prindërisht të interesuar për të rregjistruar fëmijët e tyre në këtë shkollë.

Drejtoresha e këtij gjimnazi, Evis Sema tregon se një tjetër pikë e fortë që i shtohet këtë vit shkollor, “Jaq Kilicës” është edhe projekti që do të ndërmarrë Senati i Shkollës në lidhje me tekstet mësimorë të klasave të 10-ta dhe të 11-ta, që përfunduan këtë vit. Të grumbulluara në bibliotekën e shkollës ato do të shpërndahen për të gjithë ata nxënës të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për t’u pajisur me tekste shkollorë.

Kjo nisëm, sikurse shpjegon drejtoresha Sema, është krejtësisht një ide e vetë nxënësve të gjimnazit, e cila qëndron më vete nga program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për tekste falas për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën. Paçka se parimi është i njëjtë: ruajtja e tekstit të pacënuar, në mënyrë që ai të përdoret nga nxënësit e vitit pasaardhës, në thelb qëllimi i Senatit të Shkollës “Janaq Kilica”, ka qenë të ndihmojnë vetëm ato familje që kanë vështirësi ekonomike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier