MENU
klinika

Si të mbroni foshnjen tuaj

Jeni shtatzënë? Rrezikoheni rëndë nga…

19.09.2018 - 20:09

Shkencëtarët paralajmërojnë se bloza nga ajri i ndotur po arrin plaçentën e grave shtatzëna dhe rrezikon të dëmtojë shëndetin e foshnjave të palindura.

Pjesëzat e vogla të karbonit të lëshuara nga lëndët djegëse hyjnë në gjakun e një gruaje kur ajo merr frymë”, tha një ekip kërkimor nga Universiteti ‘Mbretëresha Mari’ në Londër.

Rezultatet tona ofrojnë dëshminë e parë që grimcat e ndotura të cilat thithen mund të lëvizin nga mushkëritë në plaçentë,” tha Dr Norrice Liu, një pediatër.

Ne nuk e dimë nëse grimcat që gjetëm mund të lëvizin në fetus, por dëshmitë tona sugjerojnë se kjo është me të vërtetë e mundur“, tha Liu.

Ne gjithashtu e dimë se grimcat nuk kanë nevojë të hyjnë në trupin e foshnjës për të pasur një efekt sëmundjeshkaktues, sepse nëse ato kanë një efekt në plaçentë, kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në fetus“, shtoi Liu në një njoftim për shtyp.

Studimi përfshiu pesë gra shtatzëna të Londrës që planifikuan të kenë lindje me operacion. Asnjëra nuk ishte duhanpirëse dhe të gjitha kishin shtatzëni të pakomplikuara, gjë që rezulton në një fëmijë të shëndetshëm. Pas lindjes së foshnjave të tyre, mjekët filluan të shqyrtojnë plaçentën.

Ekipi kërkoi qeliza specifike imune të quajtura ‘makrofagë plaçentë’, të cilat gëlltitnin grimcat e dëmshme.

Në përgjithësi, studiuesit analizuan 3,500 qeliza makrofage nën një mikroskop të fuqishëm. Ata gjetën 60 qeliza që përmbanin një total të kombinuar prej 72 zonash të vogla të zeza, të cilat mendohej të ishin grimca të karbonit.

Mesatarisht, çdo plaçentë përmbante rreth 5 mikrometra katrorë të kësaj substance.

Duke përdorur një mikroskop elektronik, mjekët shqyrtuan makrofagët me më shumë detaje në dy prej plaçentave. Ata gjetën grimcat e njëjta të karbonit që vinte nga ajri.

Ne nuk ishim të sigurt nëse do të gjenim grimca, edhe nëse i gjenim ato, ne prisnim vetëm një numër të vogël makrofagash plaçentash që përmbajnë këto grimca të zeza“, tha Liu.

Këto rezultate janë të përafërta edhe me studimet e mëparshme, të cilat kanë gjetur lidhje midis ndotjes së ajrit dhe lindjes së parakohshme ose premature, peshën e ulët në lindje, vdekjen e foshnjave dhe sëmundjet e shpeshta të mushkërive midis këtyre fëmijëve.

Sipas Mina Gaga, presidente e Shoqatës Europiane të Sëmundjeve të Mushkërisë, “Hulumtimet e mëparshme tregojnë se gratë shtatzëna që jetojnë në qytetet e ndotura janë më të prirura për të pasur probleme me shtatzëninë siç janë zhvillimi i kufizuar i fetusit, lindja e parakohshme dhe foshnjat me peshë të vogël në lindje.”

Gaga nuk ishte e përfshirë në studimin e ri, por konkluzionet e saj vinin nga një përvojë e gjatë klinike.

Ky studim i ri sugjeron për një mekanizëm të mundshëm se si fëmijët ndikohen nga ndotja duke qenë teorikisht të mbrojtur në mitër“, shtoi ajo.

“Ne kemi nevojë për politika më të rrepta, për ajër më të pastër për të zvogëluar ndikimin e ndotjes në shëndetësi në të gjithë botën dhe sidomos tek foshnjat e palindura akoma.”