MENU
klinika

Dr. Arlinda Elmasllari

Kanceri i qafës së mitrës! Si ta parandaloni

08.09.2018 - 17:34

Çfarё ёshtё kanceri i qafёs sё mitrёs?

Kanceri i qafёs sё mitrёs ёshtё njё sёmundje, nё tё cilёn qelizat malinje e marrin origjinёn nga qelizat e qafёs sё mitrёs. Qafa e mitrёs ёshtё pjesa mё e ulёt, e ngushtё e mitrёs, e cila lidh pjesёn e sipёrme tё mitrёs me vaginёn.

Nga se shkaktohet?

Tё gjitha femrat janё tё rrezikuara nga kanceri i qafёs sё mitrёs. Mё shpesh ndodh te gratё mbi moshёn 30 vjeç.

Virusi i papilomёs humane (HPV) ёshtё shkaktari kryesor i kancerit tё qafёs sё mitrёs. Ai ёshtё njё virus i zakonshёm i cili transmetohet nёpёrmjet marrёdhёnieve seksuale.

Tё paktёn gjysma e popullatёs seksualisht aktive do tё kenё HPV nё njё pikё tё jetёs. Infeksioni me HPV pёrhapet kryesisht nga kontakti seksual. Femrat qё nisin marrёdhёniet seksuale nё moshё tё re dhe qё kanё shumё partnerë janё mё të riskuara nga infeksioni HPV.

Faktorё tё tjerё tё këtij kanceri janë:

• Lindja e shumё fёmijёve;

• Duhanpirja;

• Pёrdorimi i kontraceptivёve oralё;

• Sistemi imunitar i dobёt.

Simptomat kryesore

Në fillim kanceri i qafёs sё mitrёs mund tё mos ketё fare shenja dhe simptoma dhe mund tё zbulohet me check up-e tё rregullta. Kur kanceri kapet herёt prognoza ёshtё mё e mirё. Shenjat dhe simptomat pёrfshijnё hemoragji vaginale.

Duhet tё shkoni tek mjeku në qoftë se vёreni shenjat dhe simptomat e mёposhtme:

• Hemorragji vaginale (pёrfshirë dhe gjakderdhje pas marrёdhёnieve seksuale);

• Rrjedhje vaginale tё pazakonta;

• Dhimbje gjatё marrёdhёnieve seksuale;

• Dhimbje nё fund tё barkut.

Si parandalohet? 

Pёr tё parandaluar kancerin duhen identifikuar faktorёt e riskut dhe faktorёt mbrojtёs. Disa faktorё mund tё modifikohen dhe disa jo, si për shembull duhanpirja mund tё modifikohet, por disa gene tё trashёguara jo.

Aktiviteti fizik i rregullt dhe dieta e shёndetshme janё faktorё mbrojtёs. 

Kryerja e këtyre testeve mund tё ndihmojë nё parandalimin e kancerit tё qafёs sё mitrёs:

1. Pap testi i cili sheh pёr ndryshime prekanceroze, ndryshime tё qelizave tё qafёs sё mitrёs qё mund tё shndёrrohen nё kanceroze nëqoftëse nuk trajtohen si duhet. Pap testi duhet tё fillojё tё bёhet qё kur mbushen 3 vjet nga fillimi i marrёdhёnieve seksuale;

2. Testi i virusit tё papilomёs humane (HPV) i cili sheh pёr virusin qё shkakton kёto ndryshime.

Kur duhet tё fillojё kontrolli pёr kancerin e qafёs sё mitrёs?

Nëqoftëse rezultatet e Pap testit janё normale, shanset pёr tё pasur kancer nё qafёn e mitrёs brenda pak vitesh janё shumё tё ulёta. Pёr kёtё arsye doktori mund t`iu thotё qё mund tё mos duhet Pap test tjetёr pёr 3 vitet e ardhshme. Nëse jeni mbi 30 vjeç, mund tё zgjidhni tё bёni testin e HPV dhe Pap test.

Nëqoftëse tё dyja janё normale, atёherё doktori mund t’iu thotё qё Pap testin e radhёs ta bёni pas 5 vjetёsh. Por duhet gjithsesi tё kryeni kontrolle tё rregullta tek mjeku juaj.

Pёr femrat nga mosha 21-65 vjeç ёshtё e rёndёsishme tё kryhen Pap teste tё drejtuara nga mjeku gjinekolog, edhe nëqoftëse mendon se je mjaftueshёm e madhe pёr tё bёrё fёmijё ose sepse nuk kryen mё marrёdhёnie seksuale.

Sidoqoftё nëqoftëse je mё e madhe se 65 vjeç dhe ke Pap test normal pёr disa vite ose nëse nuk e ke mё qafёn e mitrёs pasi e ke hequr sё bashku me mitrёn pёr arsye tё tjera, atёherё doktori do t`iu thotё qё nuk ju duhet tё kryeni Pap test.

Vaksina e HPV

Vaksina e HPV mbron kundrejt tipeve tё HPV qё shkaktojnё mё shpesh kancer tё qafёs sё mitrёs, vaginёs dhe vulvёs.

Rekomandohet te adoleshentёt (vajza dhe djem) nё moshёn 11-12 vjeç, por mund tё bёhet dhe nё moshёn 9-vjeçare deri nё 26 vjeç. Vaksina jepet nё 2 ose 3 doza, nё varёsi tё moshёs.

Si trajtohet kanceri i qafës sё mitrёs?

Mundёsitё e trajtimit varen nga:

• Stadi i kancerit;

• Tipi i kancerit tё qafёs sё mitrёs;

• Dёshira e pacientes pёr tё pasur fёmijё;

• Mosha e pacientes.

Ka mёnyra tё ndryshme trajtimi ku më standardet janё:

• Kirurgjia;

• Radioterapia;

• Kimioterapia;

• Terapia e targetuar.

Trajtimi pёr kancerin e qafёs sё mitrёs mund tё ketё efekte anёsore dhe kёrkon teste pёr ndjekjen e ecurisё.

Kёshilla pёr femrat qё janё diagnostikuar me kёtё lloj kanceri

Ёshtё shumё e rёndёsishme qё gratё e diagnostikuara me kёtё sёmundje tё marrin trajtimin e duhur dhe tё bёjnё kontrolle tё rregullta e tё ndiqen nё vazhdimёsi pas trajtimit fillestar.

Kёshilla pёr femrat lidhur me kёtё lloj kanceri

Një ndёr postulatet mё tё rёndёsishëm nё mjekёsi thotë: “Ёshtё mё e lehtё tё parandalosh se tё trajtosh”. Pёr kёtё arsye duhen kryer rregullisht kontrollet tek mjeku specialist dhe Pap testi, qёllimi i tё cilit ёshtё diagnostikimi i kancerit nё stade tё hershme.

Mё shumё hapa qё ndihmojnё nё parandalimin e kancerit tё qafёs sё mitrёs pёrfshijnё:

• Mospirja e duhanit;

• Pёrdorimi i prezervativёve gjatё marrёdhёnieve seksuale;

• Limitimi i numrit tё partnerёve seksualё.

Gjithashtu rekomandohet kryerja e vaksinave pёr t`u mbrojtur nga tipet e HPV me rrezik tё lartё qё shkaktojnë kancer tё qafёs sё mitrёs.