MENU
klinika

Merr fund durimi

“Boll përmendët që keni fjetur me gruan time”

20.09.2018 - 23:25

Kanye West e Kim Kardashian janë një nga çiftet më të famshëm në botë, por marrëdhënia e tyre ka kaluar mes shumë peripecive, kur persona të ndryshëm, mes tyre edhe të famshëm, kanë përmendur shpesh që kanë fjetur me Kim Kardashian.

Por durimi i Kanye West duket se ka marrë fund dhe reperi ka vendosur t’i paralajmërojë këta persona që përmendin bashkëshorten e tij. Konkretisht, ai e ka me reperët Nick Cannon dhe Drake.

“Në fillim dua të flas për Nick Cannon. E kuptoj që ke patur një histori me gruan time, por kur del në intervistë, mos e përmend. Nëse dikush e përmend, mjafton fjala: “E respektoj atë njeri, nuk dua të flas për këtë”. Mos bëj asnjë sugjerim sikur askush nuk ka kryer marrëdhënie me gruan time”, tha reperi.

Më pas, Kanye foli për reperin Drake që solli hitin “In my feelings”, i cili u përfol se ishte dedikim për Kim Kardashian.

“Njerëzit kanë menduar se ti ke fjetur me gruan time dhe nuk ke thënë asgjë. Ti e di, nëse do kisha të dashur nga Chicago dhe do quhej Renita dhe ti do martoheshe me Rihannën, unë nuk do bëja këngë e ta titulloja ‘Riri’. Kështu që nuk ke përse të thuash se nuk e di se si ndodhi sepse je shumë i zgjuar për këtë. Ne jemi një familje, jemi të dashuruar, mos u ngatërro me ne”, shtoi 41-vjecari.