MENU
klinika

‘Thaçi po përdor çështjen e Luginës së Preshevës’

Korrigjimi i kufijve/ ‘Thaçi frikë nga Gjykata Speciale’

12.09.2018 - 19:21

Shefi i Grupit Parlamentar si edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se protestat kundër qeverisë Haradinaj dhe presidentit Thaçi tashmë janë të pashmangshme.

Konjufca u shpreh se Vetëvendosja do të dakordësohet edhe me partitë e tjera opozitare në një takim të përbashkët të enjten, ku edhe do të diskutohet për modalitetet teknike që do të ndërmarrin për seancën e parë parlamentare të sesionit vjeshtor.

Ne që në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit që cakton rendin e ditës së seancës, ishim të bashkuar kundër idesë që të fillojë sesioni vjeshtor pa përfunduar seanca e thirrur nga opozita. Kjo seancë është ndërprerë për shkak të bojkotit total të mazhorancës.Kjo s’është arsye që të fillojë sesioni vjeshtor. Modalitetet teknike do t’i bisedojmë sërish me partitë opozitare nesër në mëngjes, por të gjithë pajtohemi që të mbahet seanca e opozitës. Nuk do të lëshojmë pe ndaj mazhorancës që vjen në Kuvend sikur s’ka ndodh asgjë kur dihet se ka pasur zhvillime dramatike”.

Konjufca shtoi se koalicioni qeverisës me bojkotin që po u bën iniciativave të opozitës po i vë shkelmin demokracisë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, në vend nuk mjafton vetëm rezistenca parlamentare, por duhet edhe mobilizim popullor për të ndaluar presidentin që të negociojë kufijtë me Serbinë.  

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes e ka quajtur idenë e Thaçit për korrigjim të kufijve si episod të dytë të asaj që ndodhi në fund të vitit 2017 me tentimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Konjufca tha se Hashim Thaçi po e bën këtë veprim për shkak se ndihet i rrezikuar nga kjo gjykatë.

Më 28 qershor presidenti Hashim Thaçi tha se s’kemi vija të kuqe me Serbinë e deri tash është zhvilluar ideja e presidentit që të shkojë në dialog me Serbinë e do ta hapë si çështje. S’mund t’i kthehemi normalitetit. Duhet seancë urgjente që të nxirret një dokument ku të thuhet që presidenti Thaçi s’guxon ta bëjë këtë gjë dhe t’i hapë kufijtë e Kosovës me Vuçiçin. Opozita s’mund t’i kthehet punës normale pa u bërë kjo. Ne do ta vendosim si kusht të jetës parlamentare mbajtjen e seancës sonë dhe miratimin e dokumentit që ia parandalon presidentit dialogimin e kufijve”.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat