MENU
klinika

Krimi në vend

Kriminaliteti / Ardi Veliu ‘fut në filtër’ policitë vendore

20.09.2018 - 17:49

Kriminaliteti në vend ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të nxjerrë një urdhër sipas të cilit do të kalojnë në filtër puna e cdo policie vendore në vend.

Urdhëri që mban datën 12 shtator me numër protokolli 1423, zbret gjithë drejtuesit e policisë së shtetit në bazë. Synimi i tyre është të monitorojnë strukturat vendore të policisë në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

Drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit si: Eduart Merkaj, Gjovalin Loka, Albert Dervishi, Arben Dashi, Sokol Bizhga etj, do të shpërndahen në drejtoritë vendore si edhe komisariate dhe do të kontrollojnë punën e të gjithë strukturës, nga punonjësi më i thjeshtë i policisë deri tek drejtori i policisë vendore.

Grupi i punës, ka përgjegjës një drejtues policie dhe anëtarë shefa sektorësh të drejtorisë së përgjithshme dhe sipas urdhrit të lëshuar nga Veliu ky kontroll është pa afat. Në rast të konstatimit të shkeljeve apo parregullsive në policitë vendore do të ketë penalitet për drejtuesit e tyre.

Monitorimi i punës së policisë së Tiranës i është besuar drejtorit të analizës së informacionit kriminal Arben Dashi. Ndërsa për Policinë e Durrësit përgjegjës është drejtori i drejtorisë së rendit publik Albert Dervishaj. Qarqet problematike për kriminalitetin si Shkodra dhe Vlora u janë besuar Gjovalin Lokës dhe Aida Hajnës.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!