MENU
klinika

Na falënderoni më vonë!

Kujdes! Zbuloni arsyen shokuese pse ju bien flokët!

20.09.2018 - 18:47

Rënia e flokëve është një problematikë për të gjithë njerëzit dhe madje shumë e përhapur. 

Kush e vuan më shumë rënien e flokëve, meshkujt apo femrat?

Ne e mendojmë humbjen e flokëve si një problem të zakonshëm tek meshkujt, por gratë e përjetojnë atë gjithashtu.

Më pak se 45% e grave e kalojnë jetën me një sasi të plotë flokësh në kokën e tyre. Humbja e flokëve tek femrat shtohet me rritjen e moshës.

Gratë që përjetojnë humbjen e flokëve shpesh përjetojnë vështirësi psikologjike dhe komplekse në lidhje me jetën shoqërore dhe duke qenë që kjo situatë shpesh priret të jetë një gjendje kronike, progresive, atëherë diagnoza e hershme dhe trajtimi janë shumë të rëndësishme.

A është normale rënia e flokëve?

Ne të gjithëve na bien flokët. Disa raste të rënies së flokëve janë krejtësisht të zakonshme, pasi ato bien pas përfundimit të fazës së rritjes.

Ju mund të vini re qime që kanë rënë në rrobat tuaja, në krehër ose furçë flokësh. Çdo person humbet mesatarisht rreth 50 deri në 100 qime në ditë. Kjo është normale.

Çfarë nuk është normale?

Nëse flokët tuaj fillojnë të bien me shumicë, sidomos kur i pastroni apo krihni ato, ose kur jeni në dush. Nëse kjo ndodh atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Kush janë shkaktarët më të shpeshtë të rënies së flokëve?

Ka shumë lloje të ndryshme të humbjes së flokëve dhe një sërë shkaqesh të mundshme themelore. Disa sëmundje janë të lidhura me humbjen e flokëve.

Shkaqet e zakonshme përfshijnë problemet e tiroides dhe çrregullimet e hormoneve. Kur këto diagnostikohen dhe trajtohen në mënyrë adekuate, humbja e flokëve mund të ndalet dhe flokët mund të rriten përsëri.

Stresi, faktorët ushqyes dhe gjenetika mund të luajnë gjithashtu një rol në humbjen e flokëve. Ndonjëherë mjekët nuk janë në gjendje të përcaktojnë se çfarë e shkakton humbjen e flokëve.

Shkaqet e tjera të mundshme të humbjes së flokëve përfshijnë terapinë e rrezatimit, kancerin, pamjaftueshmërinë e punës së veshkave, pamjaftueshmërinë e punës së mëlçisë, efektet anësore të ilaçeve dhe sëmundjet autoimune.

A shkaktojnë sëmundjet e tiroides rënie të flokëve?

Çrregullimet e hormoneve të tiroides janë një arsye e zakonshme për humbjen e flokëve tek gratë. Të dyja situatat, edhe kur kemi mbi prodhim të hormoneve të tiroides edhe kur kemi nën prodhim të tyre, mund të shkaktojnë humbjen e flokëve.

Simptoma të tjera të ‘hyperthyroidism‘ përfshijnë humbje peshe, rrahje të shpejtë të zemrës, vështirësi për të fjetur dhe ankth.

Përveç humbjes së flokëve, ‘hypotiroidizmi’ mund të shoqërohet me shtim në peshë, lodhje, ndjenja të ftohti, ritëm të ngadaltë të zemrës dhe kapsllëk. Për fat të mirë, çekuilibrat e hormoneve tiroide janë lehtësisht të dallueshme me analizat e gjakut. Trajtimi ndihmon në zbutjen e simptomave, duke përfshirë humbjen e flokëve.

A shkaktojnë sëmundjet e vezoreve rënie të flokëve?

Sindromi i ‘Ovarit Polikistik’ është një sëmundje tek gratë në të cilat trupi prodhon androgjenet ose hormonet mashkullore, më shumë sesa normalisht.

Gratë e prekura me këtë sëmundje mund të përjetojnë gjithashtu shtim në peshë, puçrra, parregullsi menstruale, probleme të ovulacionit, depresion dhe mos ngelje shtatzënë. Në disa raste rënia e flokëve mund të jetë e vetmja shenjë e jashtme që na tregon që një grua vuan nga kjo sëmundje.

Infeksionet dhe rënia e flokëve?

Kërpudhat, një lloj shkaktari në formë unazore, shkaktojnë një infeksion të lëkurës që shkakton rënie të flokëve në formën e arnave.

Infeksioni fillon si një puçërr e vogël që rritet dhe bëhet më e madhe. Zonat e prekura paraqesin kruarje, janë të kuqe si arna, me luspa dhe lëkura mund të rrjedhë.

Kërpudhat shkaktojnë humbjen e flokëve duke i bërë flokët të bëhen të brishtë. Lëkura shpesh duket më e kuqe rreth buzës së plagës dhe me ngjyrë normale të lëkurës në qendër.

Sëmundja është ngjitëse nëse kemi kontakt lëkure. Ajo gjithashtu transmetohet nga krehra të infektuar, tharëse flokësh, veshje të palara, në dushe dhe zona pishinash.

A është e vërtetë që kontraceptivët shkaktojnë rënie të flokëve?

Pilulat e kontrollit të lindjes janë një formë e kontracepsionit që frenon shtatzëninë. Këto hormone që përmbahen në këto pilula mund të shkaktojnë në disa raste rënien e flokëve.

Ju keni më shumë gjasa të përjetoni këtë efekt anësor nga pilula e kontrollit të lindjes nëse keni një histori familjare që ka të bëjë me humbjen e flokëve. Gratë gjithashtu mund t’i humbasin flokët kur ndalojnë marrjen e pilulës.

Hormonet nuk janë medikamenti i vetëm që mund të shoqërohet me humbjen e flokëve.

Edhe disa barna që përdoren për trajtimin e depresionit, hipertensionit, artritit dhe antikancerozet gjithashtu mund të shoqërohen me rënien e flokëve.