Manfred Weber, kreu i konservatorëve në Parlamentin Evropian, njoftoi synimin e tij për të udhëhequr Komisionin e BE. Negociatori i Brukselit, Brexit Michel Barnier mendohet gjithashtu të jetë kandidati kryesor për postin.
Manfred Weber i Partisë Kristiansociale, të Gjermanisë (CSU) tha të mërkurën se shpreson të bëhet presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.
46-vjeçari kryeson grupin e qendrës së djathtë të Parlamentit Evropian, Partia Popullore Evropiane (EPP), dhe do të ketë një shans më të madh për të fituar presidencën nëse ai mund të sigurojë miratimin e tyre në kongresin e ardhshëm të partisë në nëntor.
Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, CSU, Manfred Weber dëshiron të bëhet presidenti i ri i Komisionit Europian dhe pasues i Jean-Claude Junckerit.
Afati i kandidaturave për zgjedhjet në BE është vendosur deri më 17 tetor, ndërsa partitë popullore europiane do të vendosin për kandidatin e tyre më 7 dhe 8 nëntor.
M.H