Gjumi i rregullt mund të jetë çelësi për një shëndet më të mirë.
Hulumtimet e reja sugjerojnë se zgjimi në të njëjtën kohë çdo ditë është po aq kritik për shëndetin tuaj.
Studimi i më shumë se 1.900 të rriturve të moshuar zbuloi se ata që nuk mbajtën rregullisht kohën e gjumit dhe kohën e zgjimit peshonin më shumë, kishin sheqer më të lartë të gjakut, presion të lartë të gjakut dhe një rrezik më të lartë të atakut në zemër ose ishemi të trurit brenda 10 viteve.
“Ndoshta mbipesha prish gjumin“, thotë autorja e studimit Jessica Lunsford-Avery, një asistente profesoreshë e psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin Duke në Durham, N.C.
“Siç sugjeron një hulumtim, ndoshta gjumi i pakët ndërhyn në metabolizmin e trupit, gjë që mund të çojë në shtimin e peshës”, shtoi ajo.
“Me më shumë kërkime, ne shpresojmë të kuptojmë se çfarë po ndodh biologjikisht dhe ndoshta atëherë mund të themi se cila vjen e para, pula apo veza “, tha Lunsford-Avery.
Personat me gjumë të parregullt gjithashtu kishin më shumë gjasa që të vuanin nga depresioni dhe stresi se sa ata që ndiqnin rregullshmërinë e zakonshme të gjumit.
Informacionet tregojnë një lidhje mes gjumit të parregullt dhe shëndetit, por nuk mund të provojnë se cili shkakton tjetrin, paralajmëruan studiuesit.
“Nga studimi ynë, nuk mund të konkludojmë se parregullsia e gjumit rezulton me rreziqe shëndetësore ose nëse kushtet shëndetësore prekin gjumin”, tha Lunsford-Avery. Ndoshta të gjitha këto gjëra po ndikojnë njëra-tjetrën.
Për studimin, pjesëmarrësit e moshës 54 deri në 93 përdorën pajisje që gjurmonin oraret e gjumit deri në minuta. Kjo u mundësoi hulumtuesve të përcaktojnë orë të sakta të gjumit.
Hetuesit gjithashtu morën informacione edhe kur pjesëmarrësit shkuan në shtrat dhe sa kohë flinin. Ata gjetën se njerëzit me presion të lartë të gjakut prireshin të flinin më gjatë dhe njerëzit e shëndoshë prireshin të qëndronin më vonë.
Nga të gjitha gjërat që mati ekipi, megjithatë, mbajtja e një orari të rregullt të gjumit doli të ishte parashikuesi më i mirë i shëndetit të zemrës dhe metabolizmit.
“Personat me gjumë të parregullt përjetuan më shumë përgjumje gjatë ditës dhe ishin më pak aktivë, ndoshta për shkak se ata ishin të lodhur”, tha Lunsford-Avery.