MENU
klinika

Protesta e banorëve

Lazaratasit kërkojnë një gjyq të drejtë

18.09.2018 - 16:01

Lazaratasit ndihen të paragjykuar ndaj kërkojnë që çdo process gjysor ndaj tyre të bëhet pa ngjyresa politike dhe jo me dënime kolektive. Me këtë motivacion ata kane protestuar duke kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut mbi gjykimin e çështjes ku një efektiv policie ka humbur jetën gjatë operacionit policor të disa viteve më parë për ndërhyrjen në Lazarat për eleminimin e lëndës narkotike.

“Ne po persekutohemi me të padrejtë dhe dënimet janë kolektive” – thonë banorët. “Askush deri më sot nuk po merr në konsideratë ankesat tona dhe nuk mund të jemi të etiketuar si të padëshiruar nga shteti për ngjarje që janë lënë pas por për të cilat vërejmë se gjykimi po kryhet i padrejtë, pavarësisht se nuk jemi kundër përgjegjësisë që duhet të ketë ai individ që është fajtor” – vijon më tej banorja.

Lidhur mbi këtë situatë ka patur reagim edhe nga deputetët e zonës Vangjel Tavo e Tritan Shehu të cilët kanë kërkuar gjykim konform rregullave ndërsa pak ditë më parë ishte dhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani që ka reaguar pikërisht për këto ngjarje.

Përgatiti: E.B.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë