MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Limaj: Opozita të drejtojë dialogun

11.09.2018 - 12:34

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili së fundi është propozuar nga Qeveria si kryesues i ekipit negociator në dialogun me Serbinë, ka thënë se është i gatshëm që t’ia dorëzojë opozitës çështjen e dialogut.

Deri më sot bisedimet i ka zhvilluar institucioni i presidentit, ndërsa me votimin e ekipit negociator nga Kuvendi i Kosovës, sipas Fatmir Limajt Kosova do të pozicionohet qartë.

Kështu Limaj i ka bërë thirrje opozitës që të bashkohet në këtë çështje, të cilën ai e quan jetike për të ardhmen e Kosovës.

Fatmir Limaj tha se Kosova është kundër ndryshimit të kufijve, ndërsa foli edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe(Zajednicës) ku u shpreh se nuk do të pranohet asnjëherë një Republikë Serbe brenda Kosovës.

Fatmir Limaj foli edhe për sa i përket transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Ai paralajmëroi që së shpejti do të ketë lajme të reja në lidhje me këtë çështje.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat