MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Maqedoni/ Fillon votimi për referendumin

26.09.2018 - 20:21

Në vendvotimin 5050 në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot për pyetjen e referendumit votojnë 104 anëtarë dhe zëvendësanëtarë të këshillave zgjedhorë të cilët do të udhëtojnë në përfaqësitë konsullaro-diplomatike të Maqedonisë, ku të shtunën më 29 shtator do të mbahet votimi për referendumin.

Votimi në vendet e huaja do të zhvillohet në 33 përfaqësi diplomatiko-konsullare dhe zyra konsullare të Republikës së Maqedonisë, ndërsa janë paraqitur për votim gjithsej 2.694 shtetas të Maqedonisë.

Do të votohet në PKD-të në Bern, Venecia, Lubjanë, Vjenë, Toronto, Londër, Bon, Hagë, Berlin, Melburn, Kanberrë, Bruksel, Stokholm, Paris, Romë, Kopenhagë, Uashington, Detroit, Pragë, Abu Dabi, Beograd, Podgoricë, Ankara, Athinë, Bukuresht, Stamboll dhe Budapest.

Më shumë të paraqitur për votim ka në Bern, 321, Venecia 264, Lubjanë 217 dhe në Vjenë dhe Toronto ku prononcim do të ketë nga 151 shtetas të Maqedonisë. Më pak, vetëm 10 janë paraqitur për votim në Budapest, 13 në Stamboll, 14 në Bukuresht dhe 15 në Athinë.

Nëse ndonjë nga qytetarët e paraqitur për votim në PKD për referendumin vijnë në Maqedoni nuk do të mund ta realizojnë atë të drejtë në vend sepse emri i tij do të jetë në çertifikata të veçanta nga Lista Zgjedhore të dedikuar për diasporën. Votimi në diasporë fillon në orën 7 në mëngjes dhe përfundon në orën 19 sipas kohës lokale.

Të shtunën më 29 shtator votimi do të zbatohet edhe për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, për të burgosurit dhe për personat në arrest shtëpiak.