MENU
klinika

Eventi ekologjik

Maratonë biçikletash në ditën pa makina

22.09.2018 - 16:57

Më 22 shtator, sikurse është tashmë traditë prej vitesh, Korça bëhet protagoniste e njërit prej eventeve thellësisht me natyrë ekologjike.

Në kushtet kur i gjithë planeti synon drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së resurseve natyrore të papërtëritshme, konsumi sa më pak i mjeteve të transportit është zgjidhja më racionale, nëse jo reduktim i tij cdo ditë, së paku kufizimi i tij për disa orë gjatë një dite.

Pjesë e kësaj nisme çdo vit në të njëjtën datë me sloganin “Të ruajmë qytetin”, bëhen dhjetra të rinj e të reja si dhe aktivistë e ekologë të cilët marshojnë me bicikleta drejt qendrës së qytetit.

Ditën e sotme dhjetra gjimnazistë nga të gjitha gjimnazet e qytetit kanë marshuar nga Parku “Rinia” me biçikleta drejt Katedrales “Ringjallja e Krishtit”.

Qëllimi primar i kësaj nisme është reduktimi i ndotjeve azotike në atmosferë dhe promovimi i metodave e mjeteve më efikase të transortit, pa kosto të shtuara dhe me efikasitet të lartë.

Rreth 60 nxënës, u drejtuan në qendër dhe më pas u kthyen sërish në pikën e startit gjatë Bulevardit “Republika”.

Prej orës 10:00 deri në 14 :00 në disa rrugë të qytetit u ndalua kalimi i makinave dhe vetëm çiklistët u bënë pjesë e maratonës.

Aktiviteti i iniciuar nga Bashkia Korçë dhe i formëzuar nga nxënës të gjimnazeve përfundoi më një pushim në hapësirat e gjelbra të parkut, ku të rinjtë shkëmbyen emocionet dhe shpalosën idetë e tyre për aktivitetin e vitit të ardhshëm.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit