MENU
klinika

Detajet

Marrëveshja për emrin/ Merkel përkrah Maqedoninë

08.09.2018 - 15:21

Këtë të shtunë kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një vizitë në Maqedoni.

Maqedonia ka shansin të bëhet një histori suksesi vetëm, nëse e ndryshon emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Votimi pro marrëveshjes, do t’i hapte vendin rrugën për anëtarësimin në NATO dhe do ta afronte më shumë me BE. Merkel është Kancelarja e parë gjermane që shkon në Shkup, pas Gerhard Shrëder, në vitin 1999.

Më 17 Qershor, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai grek, Aleksis Tsipras nënshkruan marrëveshjen, të njohur si marrëveshja e Prespës, gati 27 vjet pas negociatave të vështira dhe grindjeve lidhur me emrin historik, Maqedoni.

Gjatë takimeve të Kancelares gjermane me drejtuesit e institucioneve në Shkup, referendumi për emrin do të dominojë agjendën e bisedimeve.

“Duam të kemi marrëdhënie më të ngushta mes vendeve. Qeveria federale dhe unë jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet tona. Referendumi do të hapë dyert për vendin tuaj që t’ë hyjë në BE dhe NATO.

Duhet shumë punë, por një parakusht është që referendumi të jetë i suksesshëm. 30 shtatori është mundësi historike dhe ju nuk duhet të qëndroni në shtëpi. Shfrytëzoni mundësinë demokratike për të treguar çfarë mendoni’ tha Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin maqedonas Zaev”,-tha Merkel në Shkup.

Kancelarja Merkel, në shkurt të këtij viti kishte pritur në Berlin kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, bisedë në të cilën janë inkurajuar të dyja palët, maqedonase dhe greke, që të gjejnë kompromis për emrin.

Zaev dhe Merkel janë takuar edhe në kuadër të samitit të NATO-s, kohë kur aleanca i dha ftesën për anëtarësim.