MENU
klinika

Skema e mashtrimit

Mashtronin shtetin me firma fiktive, arrestohet 36-vjeçari

24.09.2018 - 10:10

Gjashtë shtetas janë shpallur më parë në kërkim nga Policia e Tiranës, ku kjo e fundit ka arrestuar njërin prej të akuzuarve, në rrjedhën e operacionit të koduar si “TVSH”. 

Elton Zoto, 36-vjeç dhe banues në Tiranë, u arrestua nga struturat përkatëse.

Bashkëpunues në këtë hetim ishin: Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Hetimi Tatimor.

hetimi tatimor konica.al
hetimi tatimor konica.al

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit Gëzim Çela, Flamur Zoto, Xhemal Kushova, Ylber Molla (të arrestuar më datë 21.09.2018 në kuadër të operacionit TVSH), kishin krijuar një skemë mashtrimi.

Ata kishin krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja.

Vijon puna intesive për kapjen e pesë shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit E. Z.

Veprat penale për të cilat akuzohet janë: “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”, parashikuar nga nenet 180, 181, 144/a dhe 190 të Kodit Penal.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë Policia vuri në pranga 4 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!